Panorama (Albania)

Maturantët, pikët që duhen për të kapur degën e preferuar

Universite­tet, pikët e fituesit të fundit të r egjistruar vitin e kaluar

-

Pasditja e sotme shënon afatin e fundit për maturantët që i futen garës për të zënë një vend në universite­t. Shumica e maturantëv­e kanë plotësuar formularin A2 dhe janë në pritje për rezultatin që vonon gati një muaj.

Ndërkohë, ata nuk kanë përse të rrinë në ankth kaq gjatë. Është koha që me laps e letër të përllogari­sin vetë pikët që grumbulloj­në ( bazuar në formulat e universite­teve ku kanë aplikuar), për t'i krahasuar me listat e të regjistrua­rve të një viti më parë në raundin e parë. Ndonëse formulat e degëve në fakultete pësojnë ndryshime të lehta vit pas viti dhe ofertë- kërkesa për një degë

MIJË maturantë kanë përfunduar këtë vit shkollën e mesme. Por jo të gjithë janë kandidatë potencialë për në universite­t. Çdo vit, lista firon afërsisht me 5 mijë pasi shumë maturantë nuk kalojnë vitin shkollor, provimet, ndërsa të tjerë zgjedhin universite­t e huaja. nuk është e njëjtë çdo vit, ashtu si edhe numri i maturantëv­e aplikues, sërish një krahasim i tillë për të përllogari­tur shanset e të dalurit fitues, bën sens. Gazeta pasqyron më poshtë universite­tet kryesore, të cilat mbajnë edhe peshën kryesore të aplikimeve me A2: Universite­ti i Tiranës, ai i Mjekësisë, Politeknik­u, Universite­ti Bujqësor dhe ato në rrethe. Në pritje të listës zyrtare që shpallet më 31 gusht, maturantët, tashmë kandidatë për studentë, hipotetiki­sht mund të përllogari­sin nëse

ID e tyre do të jetë në shtatë fazat e raundit të parë. Mjaftojnë pesë të dhënat që i kanë tashmë, rezultatet e katër provimeve me detyrim e me zgjedhje, si dhe nota mesatare ( si dhe rezultati në lëndë specifike, në varësi të degës që e kërkon) për të bërë kalkulimet e duhura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania