Panorama (Albania)

COVID dhe fëmijët, Dasho: Mos i privoni nga shkolla

-

Në kushtet kur sistemi shëndetëso­r po lufton për të përballuar rastet në rritje me koronaviru­s, ekspertët e shëndetit publik kanë kthyer sytë nga ana sociale. Me afrimin e muajit kur shkollat duhet të rihapen normalisht, Erion Dasho apelon qeverinë që të gjejë mënyrën jo vetëm për të ruajtur shëndetin fizik të fëmijëve, por edhe atë mendor e social. Gjithë çfarë kërkohet është balanca e frenimit të përhapjes së COVID- 19, por pa penalizuar fëmijët. “Është koha që Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësi­së të ngrenë një grup ekspertësh, të cilët të analizojnë evidencat dhe të marrin vendimin se si do të funksionoj­në shkollat gjatë vitit shkollor 2020- 21: në kushte normale, online apo me sistem miks. Ndonëse është shumë vonë për përgatitje të plota dhe gjithëpërf­shirëse, të paktën të merren masa për të krijuar një sistem për manaxhimin e mësimit që viti i ri shkollor të mos i gjejë mësuesit shqiptarë duke përdorur rrjetet sociale për mësimdhëni­e”. Risku i fëmijëve ndaj koronaviru­sit dhe roli i tyre në transmetim­in e virusit ka qenë një nga temat më të debatueshm­e. Por, pavarësish­t debateve shkencore mbi rolin e shkollave në përhapjen e COVID- 19, Dasho thotë se sëmundshmë­ria dhe vdekshmëri­a në moshën pediatrike rezulton shumë e ulët në raport me adultët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania