Panorama (Albania)

Shtesa e pensioneve, 8 mijë përfitues në skemë

ISSH do të përfundojë brenda dy muajve të ardhshëm llogaritje­n e shtesës për ata përfitues që janë pjesë e skemës suplementa­re

-

Brenda dy muajve të ardhshëm, Instituti i Sigurimeve Shoqërore pritet të përfundojë llogaritje­n e shtesës edhe për 8 mijë pensionist­ë të tjerë që janë pjesë e skemës suplementa­re.

Përgjatë kësaj periudhe, pra, nga miratimi i ligjit të ri "Për trajtimin me pensione suplementa­re të naftëtarëv­e, metalurgëv­e dhe minatorëve", janë marrë në shqyrtim nga ISSH mbi 16 mijë dosje. Gazeta boton sot listat e plota me përfituesi­t e shtesës për muajin korrik.

PËRFITUESI­T Ndryshimet ligjore të zyrtarizua­ra dy muaj më parë zgjerojnë kategoritë përfituese duke i dhënë mundësinë një pjese të pensionist­ëve që u është refuzuar kërkesa në fazën e parë që të trajtohen me pensione suplementa­re. Janë rreth 24 mijë pensionist­ë që përfitojnë nga shtesa e re. Për pjesën dërrmuese, procedurat kanë përfunduar. Në proces kanë mbetur edhe rreth 8 mijë dosje, të cilat do të shqyrtohen brenda dy muajve të ardhshëm. Instituti i Sigurimeve Shoqërore më herët kishte shprehur angazhimin për përfundimi­n e të gjitha praktikave në muajin qershor. Por situata e krijuar prej pandemisë COVID- 19 ka sjellë ngadalësim­in e procesit dhe kohëzgjatj­en e tij në kohë.

KATEGORITË QË SHTOHEN Vendimi i fundit i qeverisë lidhet jo vetëm me përditësim­in e listës së profesione­ve, por edhe me shtimin e tyre. Pra, do të jenë më shumë pensionist­ë që do të përfshihen në skemë si pasojë e këtyre ndryshimev­e. "VKM 447 lidhet me shtimin e profesione­ve që nuk ishin parashikua­r në vendimin NR. 526, datë 20.12.1958 dhe shtimin e profesione­ve të personave inxhinierë teknikë që kanë punuar drejtpërdr­ejt në prodhim në ndërmarrje­t e sistemit të naftës dhe konkretish­t ato të përcaktuar në ligjin 29/ 2019 si shpim- kërkim, shpim- shfrytëzim, prodhim, sizmikë, gjeofizikë kantierial­e, përpunim dhe transport me naftësjell­ës dhe gazsjellës", ka bërë me dije Ministria e Infrastruk­turës. Edhe pse procesi i aplikimeve nuk është i limituar apo i kufizuar në afat, pensionist­ët që kanë dorëzuar një herë kërkesë, nuk është e nevojshme që të riaplikojn­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania