Panorama (Albania)

NDRYSHIMET

-

NENI 64

Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcion­al me zona zgjedhore shumemëror­e. 2. Zona zgjedhore shumemëror­e përputhet me ndarjen administra­tive të një prej niveleve të organizimi­t administra­tivo- territoria­l. 3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcion­al, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohe­n në ligjin për zgjedhjet.

BËHET

1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcion­al me konkurrim rajonal dhe prag kombëtar. 2. Në shpërndarj­en e mandateve marrin pjesë subjektet zgjedhore që arrijnë pragun kombëtar. 3. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqye­se për kandidatët e listave shumemëror­e. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarj­en e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqye­s përcaktohe­n në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqye­s t’i nënshtrohe­n jo më pak se dy të tretat e listës shumemëror­e dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.

NENI 68 ISHTE

Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicione­t zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëv­e për deputetë në listat shumemëror­e nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrim­in e kandidatëv­e për deputetë përcaktohe­n në ligjin për zgjedhjet.

BËHET Pika 1 e nenit 68 ndryshohet si më poshtë:

“1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrim­in e kandidatëv­e për deputetë përcaktohe­n në ligjin për zgjedhjet.”. Koalicione­t në marrëveshj­en e 5 qershorit

NENI 19

Emrat në listën shumemëror­e të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëv­e në listën shumemëror­e nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëv­e në listën shumemëror­e duhet të jetë i plotpjesët­ueshëm me numrin tre.

Neni 36 pika 5

Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëv­e të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicioni­t me

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania