Panorama (Albania)

DRITAN DAJTI DREJT RRUGËS SË LIRISË

-

Po në muajin Shkurt të vitit 2019, u shënua një tjetër histori me drejtësinë tonë. Dritan Dajti, i akuzuar dhe dënuar për pesë vrasje, një plagosje e armëmbajtj­e pa leje, arriti të rrëzonte dënimin me burg përjetë. Ky vendim ishte pasojë e një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Lartë, e cila riktheu për gjykim në ish- Apelin e Krimeve të Rënda dosjen e Dritan Dajtit. Më 13 korrik të 2016, pesë ish- anëtarë të Gjykatës së Lartë vendosën rrëzimin e vendimit nr. 122, datë 01.12.2014 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, si dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania