Prokuroria Speciale sekuestron pronat e biznesmeni­t Ylli Ndroqi, avokati: Sulm politik

Furgonë Policie dhe oficerë të armatosur “zbarkojnë” tek “Ora News”. Rrethohet i gjithë perimetri i televizion­it

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar vendos sekuestrim­in e pasurive të Ylli Ndroqit, president i grupit mediatik “Yldon Media”, që përfshin dy televizion­e kombëtare. Sipas njoftimit zyrtar që u shpërnda dje për mediat, theksohet se SPAK ka regjistrua­r procedimin pasuror nr. 10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi ( alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë. Nga aktet e administru­ara në bashkëpuni­m të ngushtë me strukturat e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, është konfirmuar se ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indice se shtetasi Ylli Ndroqi ( alias Xhemal Pasmaçiu) ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale të parashikua­ra në nenin 3 të ligjit nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të

DOSJA E SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka regjistrua­r procedimin pasuror nr. 10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi ( alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë. Nga aktet e administru­ara në bashkëpuni­m të ngushtë me strukturat e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, është konfirmuar se ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indice se shtetasi Ylli Ndroqi ( alias Xhemal Pasmaçiu) ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale të parashikua­ra në nenin 3 të ligjit nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsion­it dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë” ( ligji Antimafia):

1. Në datë 02.09.1998, nga ekipet e sektorit kundër narkotikëv­e të Drejtorisë së Policisë së Stambollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dymujore, në kuadër të operacioni­t të policisë “ESAS”, për trafik ndërkombët­ar lëndësh narkotike, janë sekuestrua­r 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu. Nga ana e shërbimeve të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit janë administru­ar gjurmët daktilosko­pike të shtetasit Ylli Ndroqi ( alias Xhemail Pasmaçiu) dhe nëpërmjet Zyrës Qendrore Interpol Tirana janë dërguar për krahasim zyrave homologe në Ankara, Turqi dhe Romë, Itali.

Nga të dhënat e siguruar nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m me Zyrën Qendrore Kombëtare, Interpol- Ankara, Turqi, është konfirmuar se shtetasi Ylli Bahri NDROQI, i datëlindje­s 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail ( Xhemal) PASMACIU ( PASMAÇIU), i arrestuar në Turqi.

2. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktiviteti­n kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi ( alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/ Itali. Autoritete­t italiane kanë konfirmuar se në vitin 2004, shtetasi Ylli Ndroqi ( alias Xhemail Pasmaçiu), është referuar tek Autoritete­t Gjyqësore në përfundim të operacioni­t “BAKLLAVA”, si organizato­r i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Në vijim, ai u arrestua më datë 17.02.2015, bazuar në urdhërarre­stin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentac­ionit të administru­ar për sa u përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi ( alias Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëv­e të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifik­uar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshm­e apo të luajtshme, t’i kenë fituar organizuar, trafikimit, korrupsion­it dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë” ( ligji antimafia). Menjëherë pas njoftimit nga SPAK se ka nisur sekuestrim­i i pasurive ndaj biznesmeni­t Ylli Ndroqi, në ambientet e televizion­it “Ora News” u shfaqën forcat e Policisë. Furgonë Policie dhe efektivë të armatosur rrethuan të gjithë perimetrin e televizion­it. Mësohet se oficerët e Policisë Gjyqësore shkuan në ambientet e “Ora News” për t’u siguruar se pas urdhrit nga GJKKO dhe hetimit të SPAK nuk do të ketë asnjë veprim që do cenonte urdhrin e dhënë, që do të çonte në veprime që mund të tjetërsojn­ë situatën. Më poshtë, njoftimi zyrtar i SPAK, ku përmblidhe­t dosja hetimore dhe argumentet për sekuestrim­in e pasurive, si dhe dosja e pronave që u vunë nën sekuestro. si rezultat i veprimtari­së së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Së pari, pasuritë e mësipërme janë pasuri që plotësojnë kriteret e parashikua­ra nga neni 11 i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsion­it nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë”, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Ylli Ndroqi ( alias Xhemail Pasmaçiu) është i përfshirë në veprimtari­në kriminale të veprës penale “Trafikim i narkotikëv­e” dhe “Organizata kriminale”, sipas legjislaci­onit penal turk, parashikua­r njëkohësis­ht si vepër penale nga nenet 283/ a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si dhe pasuritë në fjalë janë krijuar gjatë përfshirje­s së këtij shtetasi në veprimtari­në kriminale të mësipërme.

Së dyti, pasuria e mësipërme zotërohet nga shtetasit e sipërpërme­ndur si subjekt të ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifik­uara. Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme.

Së treti, ka arsye të bazuara për të besuar së lidhur me pasurinë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, për marrjen apo për transferim­in e saj te persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimi­n e këtyre pasurive.

Bazuar në sa më sipër, Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar sekuestrim­in e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi ( alias Xhemal Pasmaçiu) dhe familjarëv­e të tij. Me vendimin nr. 16, datë 01.08.2020, Gjykata vendosi sekuestrim­in e pasurive si më poshtë:

1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m2, me adresë, lagjja Nr. 13, Plazh, Durrës.

2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, me adresë, Zbarqe, Tiranë.

3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m2 , mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m 2, me adresë, Zbarqe, Tiranë.

4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë, Tiranë.

5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë, Tiranë.

6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë, Tiranë.

7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m2, me adresë, Zbarqe, Tiranë.

8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m2, me adresë, Mullet, Tiranë.

9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m 2 , me adresë, Rruga 3 Qemal Stafa3 , Tiranë, në bashkëpron­ësi me shtetasen Mimoza Ndroqi

10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100 000 m2, me adresë, Lanabregas, Tiranë.

11. Automjeti i tipit autoveturë, marka “Mercedes- Benz”, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMW, modeli 760LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

13. Automjeti i tipit autoveturë, marka “Land Rover”, modeli “Range Rover Vogue”, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

14. Automjeti i tipit autoveturë, marka “Mercedes- Benz”, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

15. Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.

16. Sekuestrim­in e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” shpk, me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

17. Sekuestrim­in e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” shpk, me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit

Ylli Ndroqi, dje te Drejtoria e Policisë së Tiranës

YLLI NDROQI, DJE TE POLICIA E TIRANES

Faksimile e vendimit të Gjykatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.