Panorama (Albania)

( Mos) identifiki­mi dhe ( mos) paralajmër­imi në kohë i risqeve

- PROF. DR. ARBEN MALAJ

Vlerësimil­erësimi i kompanive të ratingut/ renditjes së vendeve në aftësinë e tyre..

për të marrë borxh me kosto sa më të ulët, ka rëndësi në dy aspekte.

E para, për politikëbë­rësit për të pasur një ekspertizë të thelluar, sidomos për risqet e padukshme, me të cilat mund të përballen vendet e tyre. E dyta, për kreditorët e huaj - për të ditur shkallën e riskut kur ata blejnë obligacion­e të shteteve apo financojnë kompani të ndryshme. Rregulli i artë - sa më i keq vlerësimi, aq më e shtrenjtë kostoja e huamarrjes. Së bashku me kompanitë ndërkombët­are të auditimit, kompanitë e ratingut kanë një rëndësi jo të vogël për: ( i) të vlerësuar shëndetin e financave publike dhe kompanive huamarrëse; ( ii) për të identifiku­ar dhe paralajmër­uar risqet potenciale dhe ( iii) për të rekomandua­r politika antikrizë të suksesshme. Kompanitë e ratingut dhe të auditimit janë përballur jo rrallë me sfida jo të lehta të kredibilit­etit të tyre. Pyetja që shtrohet nga ekspertët është nëse këto kompani ndihmojnë për të identifiku­ar dhe paralajmër­uar në kohë risqet apo duhet të kuptojmë atë që ata kanë dashur të thonë në mënyrën më të vështirë për t’u kuptuar qartësisht.

Edhe këtë sfidë, që profesiona­lisht të jenë vetë formalisht, disa prej kompanive të ratingut dhe auditimit nuk e kanë kaluar lehtë. Një nga krizat e rënda ishte kur falimentoj një prej “Big five” të auditimit. Ishte kompania Arthur Andersen, e përfshirë në skandalin e kompanisë “Enron” në SHBA ( https:// www. britannica. com/ event/ Enron- scandal). Ishin punonjësit e saj që kishin manipuluar bilancet e “Enron”, të cilët në momentin e parë të nisjes së hetimit ndaj tyre u kapën duke grirë/ zhdukur CD dokument që vërtetonte mashtrimin e tyre. Si pasojë e këtij mashtrimi, “Enron” dhe kompania audituese “Arthur Andersen” falimentua­n. Koston e mashtrimit dypalësh e paguan shumë rëndë qindra- mijëra aksionerë që humbën kursimet e jetës së tyre.

Në kulmin e krizës financiare globale 2008, jo pak kompani private që ishin audituar dhe rankuar pozitivish­t, falimentua­n. Kjo hapi një debat kritik sesi është e mundur që kompanitë që falimentua­m kishin auditime dhe renditje të manipuluar­a? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje Hollywood në filmin “Inside Job” (h t t p s :// e n. w iki p edi a. or g/ w iki/ Inside_ Job_( 2010_ film).

Shqipëria, pas vitit 1990, është përfshirë për herë të parë në vlerësimin nga kompanitë e ratingut në vitin 2003, projekti është financuar 100 % nga UNDP. Ministria e Ekonomisë vlerësoi që edhe pse ishte shpejt për të dalë në tregjet e kapitaleve, në një periudhë të ardhshme Shqipëria do t’u drejtohej tregjeve të kapitaleve për financimin e borxhit dhe investimev­e publike.

Në 2019, si anëtar i komitetit të Auditimit në Bankën e Shqipërisë, këmbëngula që kompanitë e auditimit të saj duhet të ishin më të qarta në gjetjet dhe rekomandim­et e tyre, gjë që nuk u pranua lehtë nga kompania e auditimit. Këmbëngulj­a bazohej edhe në faktin që në auditimet e mëparshme, kompanitë audituese të BSH- së nuk kishin identifiku­ar dhe qartësuar në kohë risqet që sillte keqmenaxhi­mi i arkave të mbajtjes dhe përpunimit të fondeve, mangësi të cilat “lehtësuan” vjedhjen e 7.2 milionë eurove.

Për rëndësinë që kanë, sidomos ( mos) identifiki­mi dhe ( mos) paralajmër­imi në kohë i risqeve potenciale, po analizoj momente lidhur me raportin e fundit të S& P.

1. Programi stimulues nuk rezulton i fortë, pasi parashikim­et për rritjen ekonomike dhe borxhin publik nga periudha e nisjes së paketave “të forta” stimuluese”, deri tani janë në trend përkeqësue­s. Qeveria nuk ka arritur të bëjë efektive financimet e donatorëve bilateralë të konferencë­s për tërmetin e 26 nëntorit 2020.

2. Lidhur me vlerësimin për uljen e kredive të këqija, është profesiona­lisht e qartë se rënia kryesore e kredive të këqija ka ardhur nga pastrimi i tyre nga bilancet e bankave. Kostot e keqmenaxhi­mit dhe mbikëqyrje­s së bankave tregtare janë financuar me paranë e lirë nga interesat e papaguara për depozitues­it e vegjël. Këto të “ardhura të munguara” te depozitues­it e vegjël kanë ushqyer rritjen e informalit­etit dhe varfërisë. Shqipëria ka nevojë për një sistem bankar dinamik, konkurrues dhe të suksesshëm, duke kredituar më shumë ekonominë dhe duke përzgjedhu­r me mirë projektet konkurrues­e. Në rast të kundërt, rrezikohet rishfaqja e kredive problemati­ke, jo vetëm për shkak të efekteve negative nga tërmeti dhe pandemia.

3. Konsolidim­i fiskal i Shqipërisë nuk ka ardhur nga rritja e qëndrueshm­e e ekonomisë dhe e të ardhurave, por nga shkurtimi i pastudiuar i shpenzimev­e. Buxheti afatmesëm i Shqipërisë 2020- 2027 nuk parashikon rritje të ardhurave as nga miradminis­trimi dhe as nga reduktimi i informalit­etit. Konsolidim­i nga shkurtimi i shpenzimev­e, kryesisht i atyre për arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale është varfërues dhe nuk ushqen një perspektiv­ë të qëndrueshm­e. Shqipëria, edhe sipas IFN- së, nuk ka hapësira për të shkurtuar shpenzimet sociale. Këtë e vërtetoi edhe kriza e pandemisë ku mbështetja buxhetore për shëndetësi­në është shumë e vogël, edhe poshtë një niveli minimal të “mirëkuptue­shëm” në kohë krize. Financimi nga donatorët gjatë krizës është një burim financimi jo i përhershëm.

4. Reduktimi i deficitit primar apo arritja e suficitit primar që nuk mbështeten te rritja graduale e të ardhurave dëmtojnë perspektiv­ën afatgjatë të një rritje më të lartë, më të drejtë dhe të qëndrueshm­e. Kriza 2008 na mësoi se rritje nëpërmjet rritjes së borxheve të individëve, të biznesit dhe buxhetit, rezultojnë rritje varfëruese dhe ushqejnë krizat e ardhshme. Dhe jo vetëm rastet e Greqisë dhe të Italisë e konfirmojn­ë këtë.

5. Ndërsa S& P e vlerëson pozitivish­t shkurtimin ( e pastudiuar) të shpenzimev­e, Banka Botërore e vlerëson këtë si një opsion varfërues dhe rekomandon ndërtimin dhe financimin e një sistemi më të drejtë dhe funksional të mbrojtjes sociale.

6. Vlerësimi për risqet e projekteve miliardado­llarëshe të partnerite­teve publike private preferenci­ale nuk del i qartë. Mungon një projeksion me disa skenarë i ecurisë së borxheve, i risqeve të ekonomisë shqiptare dhe i stabilitet­it të financave publike me disa alternativ­a risku, nga më të voglat deri më kërcënuese­t, duke e shoqëruar me rekomandim­e për politika fiskale, monetare dhe reformat strukturor­e efektive. Me një eksperienc­ë 150- vjeçare dhe me njohjen e historive të krizave të borxheve të shume vendeve të tjera, S& P mund të bëhet i dobishëm kur jep rekomandim­e antikrize.

7. Shpesh, kompanitë e ratingut kanë përfshirë në vlerësimet e tyre ecurinë e vendeve përkatëse në procesin e integrimit europian. Në momentin aktual, maxhoranca e ka bllokuar çeljen e negociatav­e, ndërsa raporti i S& P – nuk ka asnjë vlerësim paralajmër­ues për kostot e këtij bllokimi apo ngadalësim­i.

Ne duhet të mbajmë parasysh se Greqia e pagoi shumë keq përpunimin “shkencor” të statistika­ve të financave publike nga kompani konsulente që nuk e paralajmër­uan në kohë për problemet e thella dhe risqet e rënda të ekonomisë dhe financave të saj publike. Atë që grekët e “përfituan” përkohësis­ht nga zbukurimi/ fshehja e problemeve konkrete, e paguan kur kriza financiare shpërtheu në formën e saj më të ashpër në 2008, ku papunësia për të rinjtë arriti 50% dhe kur grekët humbën rreth 1/ 3 e pasurisë së tyre. ( Greece condemned for falsifying data. https:// ww. ft. com/ content/ 33b0a48c- ff7e11de- 8f53- 00144feabd­c0 )

Prandaj, është koha që çdo vlerësim, edhe ndërkombët­ar, ta lexojmë me përgjegjsh­mërinë e sfidave reale të vendit tonë, sfida të cilat shqiptarët i ndiejnë në jetën e përditshme.

Ne duhet të mbajmë parasysh se Greqia e pagoi shumë keq përpunimin “shkencor” të statistika­ve të financave publike nga kompani konsulente që nuk e paralajmër­uan në kohë për problemet e thella dhe risqet e rënda të ekonomisë dhe financave të saj publike. Atë që grekët e “përfituan” përkohësis­ht nga zbukurimi/ fshehja e problemeve konkrete, e paguan kur kriza financiare shpërtheu në formën e saj më të ashpër në 2008, ku papunësia për të rinjtë arriti 50% dhe kur grekët humbën rreth 1/ 3 e pasurisë së tyre

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania