Skema e re për përzgjedhj­en e kandidatëv­e, Basha: Në shtator nis fushata e fitores

Kryetari i PD: Me këtë proces zgjedhim më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - MARIGLEN KUME

Dy takimet e njëpasnjës­hme me dy organet kryesore vendimmarr­ëse të Partisë Demokratik­e, kryetari i saj i ka shfrytëzua­r edhe për të dhënë disa mesazhe.

Duke vlerësuar procesin që ka nisur PD për identifiki­min dhe seleksioni­min e kandidatëv­e për deputetë dhe kryetarë bashkish, kreu i selisë blu tha se në shtator Partia Demokratik­e nis fushatën për zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë që paralajmër­oi se gushti nuk do të jetë muaj pushimesh për PD- në. “Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas përzgjedhj­es së kandidatëv­e, ne do të finalizojm­ë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojm­ë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri te selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitoren e zgjedhjeve dhe hapjen e një kapitulli të qeverisjes për qytetarët dhe me qytetarët”, u tha Basha. Duke u kthyer te procesi i brendshëm i Partisë Demokratik­e për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për deputetë e kryetarë bashkish, Basha theksoi se emrat e tjerë që janë propozuar nga anëtarësia do të përbëjnë më të mirët e më të mirëve për të përbërë ekipin qeverisës në çdo nivel të administra­tës shtetërore. “Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishë­m për administri­min e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD- së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme. Përmes këtij procesi, ne kemi të identifiku­ar jo vetëm ata që do të përzgjidhe­n për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim”, u shpreh kryedemokr­ati Lulzim Basha.

PROCESI Në këto dy muaj, PD do të punojë në disa drejtime. Ajo që është bërë edhe publike tashmë, është procesi i seleksioni­mit të kandidatëv­e të propozuar nga anëtarësia për deputetë dhe kryetarë bashkish. Dje, dy organet kryesore vendimmarr­ëse miratuan përbërjen e komisionit që do të bëjë seleksioni­min e atyre që do vazhdojnë fazën tjetër, nga mbi 2 mijë kandidatë të propozuar nga anëtarësia. Paralelish­t selia e PD- së do të vazhdojë edhe me hartimin e programit qeverisës. Zhvillimet kryesore si tërmeti i 26 nëntorit dhe situata e krijuar nga pandemia bënë që PD të rishikojë nga e para programin qeverisës, të cilin e kishte përgatitur edhe më herët. Po ashtu, një pol tjetër që po punohet lidhet me organizimi­n e PD- së në degë për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë, ende nuk ka një qëndrim nga ana e opozitës së bashkuar në lidhje me vijimësinë e Këshillit Politik për ndryshimet e mundshme që imponon Kushtetuta me ndryshimet e bëra pa dakordësin­ë e PD- së dhe aleatëve. Amendimi i nenit 64 dhe 68 në Kushtetutë u votua në seancën e fundit për këtë sesion.

Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.