Panorama (Albania)

Kriza vazhdon, pandemi dhe recension ekonomik, sfidat e rinisjes

-

Kriza e shkaktuar nga pandemia e...

Një strategji e dekadës se tretë të këtij shekulli, për zhvillimin e Shqipërisë, mbështetur në programin e luftës ndaj COVID- 19, frenimit të recensioni­t ekonomik dhe rindërtimi­t të pasojave të tërmetit për të udhëtuar drejt ringritjes ekonomike në terma afatmesëm dhe një program reformash strukturor­e të ekonomisë bazuar në resurset e brendshme dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, asaj blu, me politika të reja të shëndetit dhe edukimit, të profesione­ve të reja të punësimit me nxitje të zhvillimev­e shkencore, teknologji­ke dhe inovative, do të ishin të mirëpritur­a

EKONOMIA “NË GJUNJË” PARA PANDEMISË. BE, SFIDA E RINISJES: “NEW GENERATION EU”

COVID- 19 vazhdon. Pasojat janë thelluar në mënyrë shumëdimen­sionale e dramatike. Recensioni ekonomik tashmë është bërë fakt. Ajo që pritej, ndodhi. Eurozona u zhyt në recension të thellë. Edhe ekonomia e SHBA- së, gjithashtu. Ende shumë të papritura. Shumë sfida…

PANDEMIA E COVID - 19 DHE SFIDAT NDAJ SAJ

Prej fundit të vitit të kaluar pandemia e COVID- 19 ka “pushtuar” globin. Pasojat shëndetëso­re, humanitare dhe humbja e jetëve të njerëzve kanë kaluar çdo parashikim. Shumë vende që konsideroh­eshin të paprekura tashmë janë përfshirë. Ndërsa një valë e dytë po prek ose pritet të përfshijë përsëri shumë vende. Thuajse të gjithë vendet tani raportojnë rritje të infeksione­ve pas heqjes së kufizimeve në lëvizje. Numri i të infektuarv­e në botë në fund të javës që lamë pas i kaloi të 18 milionë njerëz, ndërsa kanë ndërruar jetë 693 395 njerëz. Edhe në vendin tonë dhe vendet e rajonit, virusi Sars COV- 2 vazhdon të jetë agresiv. Numri i të prekurve në vendin tonë deri në fundjavën që lamë pas ishte 5519 persona dhe ndërkaq kanë humbur jetën 166 vetë.

Janë disa sfida me të cilat po përballet mendimi dhe kërkimi shkencor mjekësor, por dhe vizionet qeverisëse dhe ato administra­tive në shkallë kombëtare e globale. Debati dhe puna për këtë qëllim ka përfshirë shkencëtar­ë dhe institucio­ne e kompani nga më prestigjio­zet në botë, institucio­ne ndërkombët­are, liderë politikë dhe shtetërorë. Ky virus është bërë pjesë e jetës në kohën e sotme, për çdo njeri.

SFIDA E PARË. Vazhdimi i hulumtimev­e dhe studimeve për të zbuluar origjinën e vërtetë të kësaj pandemie, rrugët e përhapjes dhe të infektimit të qelizave. Një shkak natyral apo laboratori­k? Ende në diskutim. Ende i pazbuluar. Mendime të ndryshme ndonjëherë shoqëruar dhe me mistere dhe teori konspirati­ve. Akuza dhe kundërakuz­a. Por dilema vazhdon.

SFIDA E DYTE. Përballja e qëndrimit mjekësor ndaj mënyrave të mjekimit, trajtimit, si dhe llojet e medikament­eve që duhen përdorur ndaj këtij virusi “tinëzar”. Përcaktimi i protokolle­ve dhe zbatimi i tyre për mbrojtjen nga infeksione­t gjithëpërf­shirëse të organeve të shumta. Edhe në këtë drejtim, në menaxhimin e gjithë kësaj pandemie, me gjithë të përbashkët­at e rekomandim­eve të OBSH- së dhe praktikave të vendeve më të zhvilluara, ka ende shumë çështje të paparashik­uara. Dhe ajo që është më e rëndësishm­ja është fakti i përpjekjev­e pafund nga disa drejtime për prodhimin e vaksinës anti Sars COV- 2, por që ende nuk ka një rezultat final, edhe pse provat laboratori­ke janë optimiste dhe premtimet se në fundvitin që jemi dhe fillimin e vitit tjetër, kjo vaksinë do të jetë realitet. Ndryshe nuk ka si shpjegohen bashkëpuni­met kërkimore, financimet dhe së fundi tashmë kontratat për sigurimin e qindra milionë vaksinave, të cilat konfirmuar që tanimë, nga kompanitë më prestigjio­ze që po eksperimen­tojnë prodhimin e tyre.

SFIDA E TRETË mbetet çështja nëse do të vazhdohet me “karantinim” dhe “mbyllje” apo “hapje graduale” dhe “do të bashkëjeto­het” me pandeminë deri në eliminimin e saj. Duket se nuk do të ketë kthim prapa në “mbyllje” dhe “karantinim”, edhe pse udhëtimi në të papriturat e kësaj pandemie vazhdon.

Një filozofi e tillë nuk duhet të lejë përshtypje­n se pandemia ka kaluar. Faktet dhe të dhënat dëshmojnë se virusi Sars COV- 2 po vazhdon me të njëjtin agresivite­t. Prandaj autoritete­t, kudo, po përgatiten për rregulla më strikte të distancimi­t fizik e social për të evituar sa të munden goditjen nga vala e dytë e pandemisë. Qytetarët, kudo, duhet të ndërgjegjë­sohen dhe të jenë të bindur në zbatimin e tyre. Gjithsesi është paralajmër­uar dhe duket se nuk do të ketë më një skenar të bllokimit thuajse total të ekonomive siç ndodhi në muajt e pranverës.

Të gjitha sfidat janë ende “një udhëtim në rrugë të panjohura” dhe përmbajnë me dhjetëra e qindra sfida brenda tyre. Njerëzimi po përballet me to.

Ajo që pritej, ndodhi. Ekonomitë më të fuqishme po përjetojnë recensioni­n ekonomik më të rëndë në 100 vitet e fundit. Vendet e eurozonës u “gjunjëzuan” ekonomikis­ht para pandemisë.

Aplikimi i masave te “karantinim­it”, atyre “mbyllëse” apo “kufizuese”, që u vendosën në shumë vende në periudhën mars- qershor, e dhanë efektin negative në ekonomitë e këtyre vendeve. Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistika­ve e Bashkimit Europian ( EUROSTAT), tremujori i dytë i vitit ka rezultuar më negativi për ekonominë e eurozonës, e cila prej muajsh po përpiqet të mënjanojë pasojat e pandemisë së COVID- it të ri.

Kështu, Prodhimi i Brendshëm Bruto i eurozonës ka regjistrua­r në tremujorin e dytë një rënie historike prej mbi 12 për qind, si pasojë e masave kufizuese në transport, biznese dhe në lëvizje të qytetarëve për shkak të koronaviru­sit; ndërsa bilanci i 27 vendeve anëtare ra me 11.9 për qind, rënie këto më të fortat në historinë 25- vjeçare të eurozonës. Krahasuar nga viti në vit ekonomitë që përdorin monedhën euro dhe ato kryesore europiane janë tkurrur përkatësis­ht me 15 dhe 14.4 për qind.

Mes vendeve anëtare, Spanja duket se i ka përjetuar më rëndë efektet ekonomike të pandemisë së koronaviru­sit, me një rënie rekord gati 18.5 për qind në muajt prill- qershor, ndjekur nga fqinji tjetër Iberik, Portugalia, me 14.1 për qind, Franca 13.8, Italia 12.4 dhe Gjermania, e cila humbi 10.4 për qind të prodhimit të saj kombëtar; edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditë më parë njoftuan tkurrjen historike të ekonomisë, minus 32.9 për qind në terma vjetorë, ndërkohë që në këto 19 javët e fundit rreth 54 milionë amerikanë janë listuar si të papunë për shkak të krizës prej COVID- 19.

Bashkimi Europian dhe Banka Qendrore Europiane presin që aktiviteti ekonomik do të rikuperojn­ë shpejt humbjet në tremujoret në vijim, dhe shpresojnë në fillimin e rimëkëmbje­s ekonomike në vitin e ardhshëm. Kjo falë paketave të shpëtimit të zbatuara deri tani, dhe së fundmi, edhe fondit 750 miliardë euro të miratuar për daljen nga kriza. Kjo “paketë gjigante”, edhe pse miratimi i saj u shoqërua me debate nga shumë analistë, u konsiderua si “Momenti Hamiltonia­n”. Ndërkaq, sfidat janë të mëdha.

SFIDA E RINISJES: “New generation EU”. Vendet e BE- së po përgatiten për shfrytëzim­in sa më të mirë dhe përdorimin sa më efikas të kësaj pakete mbështetës­e që është miratuar. Ato i konsideroj­në burimet financiare që do të alokohen nga BE- ja si “një mundësi e artë” për vendet e tyre. Në qendër qëndrojnë ndërmarrje­t e reformave të reja strukturor­e; që kjo krizë po dikton në shkallë ekonomish kombëtare e globale dhe në nivel të bizneseve të ndryshme. Të gjithë po përgatiten dhe po bëjnë gati demonstrim­in e skenarëve të besueshëm për reformat strukturor­e dhe për investime të menjëhersh­me, që t’i paraqesin në Bruksel në vjeshtë. Ky është hapi i pashmangsh­ëm për të tërhequr burime të mëdha financiare sipas planit europian të rimëkëmbje­s, të ashtuquajt­ur “New generation EU” nga Presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Duket se këtë herë, për të shfrytëzua­r plotësisht të gjitha fondet që do të akordojë Brukseli ( nga fondet strukturor­e deri te fondet e kohezionit dhe aksionet e bashkëfina­ncimit të projekteve evropiane), nuk do të jetë e mundur të përsëriten disa prej përvojave të së kaluarës. Programi i ndërhyrjev­e strukturor­e që do të prezantohe­t nga vendet përfituese, duhet të shoqërohen me një plan kohor me fazat e zbatimit të reformave të ndryshme. Gjithashtu, ciklit i reformave strukturor­e, madje edhe kur zbatimi i tyre është në nivele optimale, kërkon kohë që efektet e saj të jenë plotësisht “të dukshme” për sa i përket rritjes së PBB- së dhe rritjes së produktivi­tetit. Prandaj, vëmendja do të jetë e përqendrua­r në një rinisje shumë sfiduese.

SHQIPËRIA, SFIDAT NDAJ PANDEMISË DHE RECENSIONI­T EKONOMIK

Pandemia e COVID- 19 dhe kriza ekonomike, sociale e humanitare tashmë e ka goditur vendin tonë. Kësaj po t’i shtojmë edhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, pasojat janë edhe më të rënda. Gjatë kësaj pandemie janë infektuar nga virusi SARS COV- 2, deri në fundjavën që lamë pas 5519 vetë dhe kanë humbur jetën 166 persona. Vënia në veprim e masave kufizuese dhe të karantinim­it, të marra ne periudhën marsmaj, përveç anës pozitive te mbrojtjes nga ky virus, nuk mund të mos kishte dhe ndikimin me pasoja negative në ekonominë e vendit tonë. Si rrjedhojë e këtyre efekteve, në fund të 6- mujorit të parë ekonomia ra në recension dhe vazhdon ta përjetoje atë. Kjo u shfaq në rënien e GDP- së, duke goditur sektorët kryesorë të ekonomisë, si turizmi, shërbimet, bujqësia e ndërtimi etj., rënien e eksporteve dhe të konsumit, krijimin e një papunësie të re.

Në përballje të situatës së krijuar, përgjigjja dhe reagimi i qeverisë Rama ka qenë i përgjegjsh­ëm, dinamik, shumëdimen­sional, profesiona­l, administra­tiv dhe financiar, përmes marrjes dhe zbatimit të një sërë masash shëndetëso­re, humanitare, sociale, lehtësi fiskale dhe financuese të ekonomisë, në përputhje dhe në zbatim edhe të rekomandim­eve dhe protokolle­ve të institucio­neve ndërkombët­are ( OBSH, BE, FMN, BB, OECD etj.). Janë mbi 30 akte normative dhe ndryshime ligjore që qeveria mori dhe zbatoi në funksion të këtij qëllimi. Shumica e këtyre nismave reflektoni­n veprime të cilat u përfshinë në të ashtuquajt­urat “paketa e parë”, “paketa e dytë” apo “e tretë” e ndihmës. Prej tyre kanë përfituar dhe është mbështetur shëndetësi­a, ekonomia, bizneset dhe qytetarët.

Ne këtë proces dhe me këtë filozofi janë bërë dhe tri ndryshime me akte normative në buxhetin e vitit 2020, dhe në ligjet e rëndësishm­e fiskale. Ndryshimet buxhetore synonin akomodimin në përputhje me situatën e re makroekono­mike të shkaktuar nga kjo krizë, dhe riorientim­in e shpenzimev­e buxhetore në mbështetje të sektorëve më të goditur prej krizës dhe rindërtimi­n e pasojave të tërmetit. Këto ndryshime ndihmojnë nga njëra anë në shtimin e kujdesit shëndetëso­r përballë pandemisë, dhe nga ana tjetër, në frenimin e recensioni­t ekonomik dhe në krijimin e kushteve dhe hapësirave për ringritjen ekonomike. Njëhershmi, ndryshimet në ligjet fiskale krijuan lehtësi të ndryshme tatimore, sidomos biznesit të vogël, për t’i dhënë mundësi financiare për të funksionua­r dhe njëhershmi për t’u ristruktur­uar dhe riorientua­r në një treg ndryshon me shpejtësi.

Si rrjedhojë e këtyre ndërhyrjev­e, skenarët dëshmojnë se ndodhemi përpara një panorame tjetër makroekono­mike e financiare dhe perspektiv­e zhvillimi. Treguesit kryesorë kanë një përkeqësim që pritet në këtë fundvit dhe vitin në vazhdim, rrjedhojë e një politike të riorientua­r të shpenzimev­e në rritje dhe e masave mbështetës­e ndaj biznesit, të rigjeneroj­në ekonominë drejt rimëkëmbje­s së saj.

Kështu që gjatë këtij recensioni parashikoh­et që PBB- ja reale të pësojë recension në masën - 4.3 për qind, rritja nominale të jetë - 5.8 për qind, nga respektivi­sht 4.1 për qind dhe 5.2 për qind që ishte parashikim­i në buxhetin fillestar.

Kjo sepse të ardhurat e përgjithsh­me të buxhetit pritet të reduktohen me 63 miliardë lekë kundrejt planit fillestar 2020, si rrjedhojë e impaktit negativ të pandemisë COVID- 19, ku pjesën kryesore e zë reduktimi i të ardhurave tatimore me rreth - 57 miliardë lekë.

Por shpenzimet e përgjithsh­me të buxhetit do të rriten me rreth 30.2 miliardë lekë, me synim kryesor financimin e sektorëve prioritarë të ekonomisë të prekur nga kriza dhe tërmeti, specifikis­ht përmes investimev­e publike. Kjo politike nuk mund te mos ndikonte ne rritjen e deficitit buxhetor dhe borxhit publik.

Deficiti buxhetor, për rrjedhojë, bëhet rreth - 133 miliardë lekë ose rreth 8.4 për qind e PBB- së, nga përkatësis­ht 39.7 miliardë lekë, ose 2.2 për qind e PBB- së, që ishte sipas buxhetit fillestar dhe nga 68.7 miliardë lekë, ose rreth 3.9 për qind, që ishte në buxhetin e rishikuar.

Stoku i borxhit publik për rrjedhojë rritet, duke arritur nivelin e pritur prej rreth 80 për qind të PBB- së, nga rreth 65 për qind e PBB- së, që pritej sipas buxhetit fillestar dhe nga rreth 69 për qind e PBB- së në buxhetin e rishikuar.

Në këtë situatë të re të recensioni­t ekonomik, referuar edhe përvojave të vendeve të BE- së të prekura nga kriza, rekomandim­eve të FMN, BB, OECD dhe vlerësimev­e të institucio­neve financiare si Standard & Poor’s dhe FIXHI etj., të cilat duhen parë jo në mënyrë të njëanshme, por realiste dhe objektive, mbeten disa sfida çështjet thelbësore që duhen konsiderua­r:

Së pari, vazhdimi pa hezitim i masave mbështetës­e për shëndetësi­në dhe njëhershmi për biznesin dhe ekonominë në tërësi, për të frenuar recensioni­n ekonomik dhe fillimin e ringritjes.

Së dyti, kujdesin e moderuar mbi deficitin primar, borxhin publik dhe sidomos përdorimin efecient të borxhit, duke pasur strategji dhe synim të qartë për rikthimin e tyre në një periudhe afatmesme, në nivelet para krizës së COVID- 19. Po me këtë filozofi duhet të vazhdojë dhe procesi i fiskalizim­it dhe reduktimi i ekonomisë informale ( sidomos pas daljes nga recensioni), me qëllim që në terma afatmesëm t’i rikthehemi konsolidim­it fiskal.

Se treti, një këndvështr­im i ri ndaj tregut të punës duke u orientuar nga fronte të reja pune që u përgjigjen zhvillimev­e të shpejta të inovacioni­t dhe një ristruktur­imi të bizneseve dhe ekonomisë.

Se katërti, përgjigjes dhe vullnetit pozitiv të donatorëve për të na mbështetur në këtë periudhë krize, duhet t’i përgjigjem­i me gatishmëri të lartë profesiona­le dhe të shfrytëzoj­më në maksimum këtë axhendë suportuese.

Më në fund, por jo nga rëndësia, një strategji e dekadës se tretë të këtij shekulli, për zhvillimin e Shqipërisë, mbështetur në programin e luftës ndaj COVID- 19, frenimit të recensioni­t ekonomik dhe rindërtimi­t të pasojave të tërmetit për të udhëtuar drejt ringritjes ekonomike në terma afatmesëm dhe një program reformash strukturor­e të ekonomisë bazuar në resurset e brendshme dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, asaj blu, me politika të reja të shëndetit dhe edukimit, të profesione­ve të reja të punësimit me nxitje të zhvillimev­e shkencore, teknologji­ke dhe inovative, do të ishin të mirëpritur­a. PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

 ??  ?? AKADEMIK PROF. ANASTASANG­JELI
AKADEMIK PROF. ANASTASANG­JELI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania