Panorama (Albania)

Sanxhaktar­i mbyllet në qeli për vrasjen e shokut

Dhëndri i Qazim Sejdinit dhe Adriano Hajdari akuzohen se vranë me dashje shokun e tyre Florjan Lamçe, pas debatit në lokal

- ELBASAN

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për dhëndrin e ish- kryetarit të Bashkisë Elbasan Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktar­in, dhe shokun e tij Adriano Hajdari.

Sanxhaktar­i dhe Hajdari akuzohen për vrasjen e 40vjeçarit Florjan Lamçe. Ngjarja ndodhi orët e para të së enjtes, ndërsa viktima dhe autorët ishin miq me njëri- tjetrin. Sokol Sanxhaktar­in dhe Ardiano Hajdarit dyshohet se e vranë me mjete të forta dhe shishe birre shokun e tyre, Florjan Lamçen, pasi kishin pirë gjithë natën. Sipas prokuroris­ë, vrasja e 40vjeçarit erdhi pas një debati të fortë që degjeneroi në sherr me shishe dhe mjete të forta në një lokal në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë, në seancën e zhvilluar ditën e djeshme ishin të pranishëm edhe dy të arrestuari­t, të cilët nuk kanë dhënë shpjegime për ngjarjen. Avokatët e tyre mbrojtës kanë pretenduar që ndaj të akuzuarve të caktohej një masë sigurie më e butë.

NGJARJA

Tre shokët ndodheshin në ambientet e lokal "Piazza del sol", në qendër të Elbasanit. Florian Lamçe, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën "Flor Qorri", Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktar­i, në shoqërinë e njëri- tjetrit kanë konsumuar pije alkoolike. Në bisedë e sipër, rreth orës 04: 00 të mëngjesit ata janë zënë me njëri- tjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçen. Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktar­i, dhëndri i ish- kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit. Dy të arrestuari­t dhe vetë viktima Florian Lamçe konsideroh­en si persona me precedentë penalë në Elbasan.

VIKTIMA

40- vjeçari Florian Lamçe në muajin shkurt 2020 është përfshirë në një ngjarje, ku besohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Rodi Bylykbashi­t, por pa i shkaktuar dëmtime. Ndërkohë, ai rezulton gjithashtu i dënuar për plagosje dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Për këtë të fundit ai është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit, pasi u përfshi në 2012- ën në një ngjarje kriminale, ku mbeti i vrarë Almir Cani. Pronari i disko "Tekila" në Elbasan u ekzekutua me dy plumba në kokë mbrëmjen e 23 shkurtit 2012. Dy vëllezërit, Florian dhe Olsi Lamçe, e kanë thërritur atë me telefon duke e nxjerrë jashtë banesës, nga ku më pas e kanë vrarë me dy plumba. Autorët arritën të fshehin mjaft prova të vendit të ngjarjes, përfshirë edhe gëzhojat, si dhe telefonin celular të viktimës. Në fund të gjykimit Florian Lamçe u dënua me 3 vite burgim si personi që kishte fshehur provat në vendngjarj­e, ndërsa vëllai i tij, Olsi Lamçe, u dënua me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes me paramendim. I gjithë konflikti që solli më pas vrasjen ndodhi për një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetër. Asokohe Cani i ka pasur miq dy vëllezërit dhe u kërkoi ndihmë që t'i merrnin borxhin një biznesmeni, i cili kishte kohë që nuk ia kthente Canit. Dy vëllezërit pranuan, ku në këmbim Cani u kishte premtuar se do t'u jepte 300 mijë lekë të vjetër. Këtu ka nisur edhe konflikti mes biznesmeni­t dhe dy vëllezërve, të cilët mësuan se pasi e kishin kërcënuar biznesmeni­n që t'i jepte lekët Canit, ky i

 ??  ?? Sokol Sanxhaktar­i dhe viktima Florjan Lamçe
Sokol Sanxhaktar­i dhe viktima Florjan Lamçe
 ??  ?? Sokol Sanxhaktar­i, Adriano Hajdari dhe viktima Florjan Lamçe
Sokol Sanxhaktar­i, Adriano Hajdari dhe viktima Florjan Lamçe
 ??  ?? Viktima Florjan Lamçe
Viktima Florjan Lamçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania