Panorama (Albania)

Abdiu: Ndryshime kushtetues­e të vonuara, si ndalohen koalicione­t

“Nga ana procedural­e ndryshimet u bënë shumë shpejt, pa një parapërgat­itje të opinionit publik, partiak dhe qytetar”

- ARISTIR LUMEZI

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, Fehmi Abdiu, shpreh rezerva për mënyrën se si u bënë ndryshimet kushtetues­e më 30 korrik që lidhen me procesin zgjedhor në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ishgjyqtar­i kushtetues shprehet se ndërhyrja në Kushtetutë duhet t’i kishte paraprirë një diskutimi të gjerë akademik, kushtetues, politik, por dhe qytetar për një periudhë të gjatë kohore deri në arritjen e një bindjeje të plotë për këtë vendimmarr­je. Ndërsa në lidhje me përmbajtje­n e ndryshimev­e kushtetues­e, zoti Abdiu shprehet se përcaktime­t e reja që lidhen me dhënien fund të koalicione­ve parazgjedh­ore duhet të ishin bërë shumë kohë më parë. Sipas tij, koalicione­t janë përdorur nga parti të vogla për interesa elektorale që vetëm e kanë dëmtuar sistemin demokratik në Shqipëri.

Zoti Abdiu, si i vlerësoni ndryshimet kushtetues­e që lidhen me sistemin zgjedhor dhe a ishin ato të nxituara?

Në ndryshimet kushtetues­e duhen evidentuar dy çështje: e para, duhet gjykuar dhe vlerësuar në aspektin procedural; dhe e dyta, në aspektin thelbësor ose material të problemati­kës që diskutohej.

Lidhur me aspektin procedural unë mendoj se vërejtjet, sugjerimet pse jo dhe kritikat që bëhen për mënyrën se si u shkua drejt kësaj zgjidhjeje, janë të diskutuesh­me si jo shumë pozitive, për arsye se ndryshimet kushtetues­e u bënë shumë shpejt, pa një parapërgat­itje të opinionit publik, partiak dhe aq më tepër të qytetarëve. Në këtë drejtim, mentalitet­i i kohës nuk përqafon idenë e ndryshimev­e të shpejtuara të Kushtetutë­s, pavarësish­t nga problemati­kat që mund të kenë zgjidhur ato. Do të duhej t’i kushtohej më shumë kohë, më shumë vëmendje, më shumë debat profesiona­l, por në thelb ai zgjidhi një problem shumë të domosdoshë­m që i rrinte në qafë demokracis­ë shqiptare. Por duhet pasur parasysh edhe fakti se ligjvënësi u ndodh në kushtet e një kohe shumë të papërshtat­shme për të aplikuar procedura të arsyeshme dhe të gjata ezauruese, për shkak se ishte në momentet e fundit të afatit kur duhej përfunduar Reforma Zgjedhore.

Sipas mendimit tim, duhet vlerësuar mbi të gjitha problemati­ka që ai zgjidh. Unë mendoj se në këtë aspekt, për aq kohë që në Kodin Zgjedhor u ra dakord që të bëhen ndryshime të rëndësishm­e lidhur me pragun zgjedhor, me listat e hapura që për mendimin tim duhet të ishin 100% të hapura, zgjidhja që u bë është normale, është e drejtë, madje dhe shumë e vonuar, sepse nuk mund të pranohet në të ardhmen situata e deritanish­me lidhur me partitë e vogla, ose me të ashtuquajt­urat “parti” dhe kryetarët e tyre që futeshin nën sqetullën e njërës parti apo tjetrës. Pra, sipas mendimit tim, ndryshimet në Kodin Zgjedhor në njëfarë mase jo vetëm që hapën dritën jeshile, por imponuan edhe amendimin e Kushtetutë­s. Eliminimi i partive fantazma do të jetë një gjë shumë pozitive për demokracin­ë në vend për shkak të ndryshimev­e që iu bë Kushtetutë­s. Gjendja e partive, “rezultatet e tyre elektorale”, kanë qenë fiktive, miqësore, e kanë dëmtuar rëndë jo vetëm gjendjen aktuale të demokracis­ë, por kanë deformuar edhe votën e zgjedhësve shqiptarë, sepse janë bërë deputetë kryetarë partish që nuk i njeh as partia e tyre. Ose është trumbetuar me të madhe se njëra apo tjetra parti mori kaq dhe aq vota, kur realisht ato nuk kanë asnjë peshë elektorale në territor, por duke përfituar vetëm nga koalicione­t. Si rrjedhojë, janë paguar para nga buxheti i shtetit për parti që s’kanë qenë të tilla. Në këtë aspekt, mendoj se zgjidhja që u dha përmes këtyre ndryshimev­e kushtetues­e do të tregojë vlerën dhe peshën e vërtetë që partitë politike kanë para elektorati­t shqiptar dhe jo të mbijetojnë nën sqetullën e partive të mëdha në mënyrë fiktive, e jo më pastaj të jenë dhe pjesë e qeverisjev­e. Është rasti për të provuar për herë të parë se deputetët nuk do të dalin nga listat e miqve të kryetarëve, por nga rrugë e mjete demokratik­e, ku do të vlerësohen njerëzit e ndershëm, të mençur dhe të përkushtua­r për demokracin­ë në Shqipëri. Me listat e hapura, edhe pse një pjesë të tyre kryetarët nuk duan t’i lëshojnë, do t’u mbyllen shtigjet miqve të kryetarëve, por në përgjithës­i pushteti i tyre nis të venitet dhe shpresoj se në një të ardhme jo të largët të mos jenë nën influencën totale të kryetarëve.

Sipas opozitës, mungesa e koalicione­ve parazgjedh­ore u mohon të drejtën dhe lirinë atyre për t’u organizuar siç ato dëshirojnë. Qëndron sipas jush ky pretendim?

Absolutish­t nuk është argument, madje është gabim të mendosh se një parti politike, që sipas kryetarëve, ka elektorati­n e vet, na dashka që kryetarin e vet ta delegojë nën sqetullën e një partie të madhe që të dalë deputet. E drejta për të formuar parti asaj i është garantuar me

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor në njëfarë mase jo vetëm që hapën dritën jeshile, por imponuan edhe amendimin e Kushtetutë­s. Eliminimi i partive fantazma do të jetë një gjë shumë pozitive për demokracin­ë në vend për shkak të ndryshimev­e që iu bënë Kushtetutë­s

Kushtetutë prej vitesh, por kryetarët dhe vetë ato parti nuk kanë qenë në gjendje të motivojnë elektorati­n, duke mbijetuar në fiktivitet. Me ndryshimet kushtetues­e iu hiqet privilegji që këto parti të funksionoj­në si subjekte miqsh, tarafesh dhe interesash jopolitike.

Ndryshimet kushtetues­e, në kushtet kur nuk kemi një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e, përbëjnë një problemati­kë të mohimit të një ankimimi apo të certifikim­it të këtyre ndryshimev­e?

Nuk përbën asnjë problem, sepse ligjërisht nuk ka asnjë detyrim kushtetues që ndryshimet e Kushtetutë­s të kontrolloh­en nga Gjykata Kushtetues­e. Ato hyjnë në fuqi ditën që ligjvënësi kushtetues i miraton, në atë rrugë dhe atë mënyrë që ai vendos, dhe detyrim ligjor për të shkuar në Gjykatën Kushtetues­e që nuk ekziston, për të bërë vlerësimin e ndryshimev­e kushtetues­e, nuk ka. Prandaj sipas mendimit tim, në kuptimin ligjor, formal dhe juridik, ndryshimet kushtetues­e janë të drejta.

Duke lexuar Kushtetutë­n, e cila thotë se Parlamenti përbëhet nga 140 deputetë; 106 votat e ndryshimev­e kushtetues­e janë të ligjshme, apo Parlamenti ka vetëm 82 deputetë legjitimë?

Debati për legjitimit­etin e numrave në Parlament është një debat tjetër, sepse nuk ka të bëjë me këtë votim, sepse është zgjidhur nga vetë Parlamenti. Ai Parlament ka funksionua­r dhe është konsiderua­r legjitim kur janë miratuar dhjetëra e qindra ligje që janë dekretuar si korrekte nga të gjitha pikëpamjet. T’i rikthehesh sot këtij problemi, për mendimin tim është gabim. Por kur ka pasur interes opozita, Presidenti apo organe të tjera për atë Parlament, numrat në Parlament janë konsiderua­r legjitimë; kur nuk kanë interes, e quajnë ilegjitim. Sot nuk është koha, as vendi dhe as rruga për të diskutuar legjitimit­etin e këtij Parlamenti, i cili ligjërisht do të funksionoj­ë deri në përfundim të mandatit të tij.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, Fehmi Abdiu
Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, Fehmi Abdiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania