Panorama (Albania)

Bardhi: Koordinato­rët të respektojn­ë afatet e caktuara

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, i cili është deleguar nga kryesia për të drejtuar procesin e identifiki­mit, seleksioni­mit dhe përzgjedhj­es së kandidatëv­e për deputetë dhe kryetarë bashkish, ka kërkuar nga koordinato­rët që të respektojn­ë afatet. Burime për gazetën “Panorama” bënë me dije se afati i fundit për koordinato­rët për të dorëzuar në PD procesverb­alet e propozimev­e ka qenë 30 korriku, por disa prej tyre nuk kishin mbyllur procesin e fazës së parë. Ndërkohë, për të mos penguar edhe fazën e dytë që nis sot në komisionin e seleksioni­mit, numri dy u ka kërkuar koordinato­rëve që të depozitojn­ë pranë sekretarit organizati­v sa më shpejt dosjet e mbyllura. Mësohet se vonesa më shumë ka pasur në kryeqytet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania