Panorama (Albania)

Nishani: Procesi në PD përzgjedh maxhorancë­n e ardhshme

Anëtari i komisionit të seleksioni­mit në PD shpjegon hallkat e procesit

-

I sapozgjedh­ur nga kryesia e PD- së dhe Këshilli kombëtar si një ndër 5 anëtarët e komisionit të seleksioni­mit, ish- Presidenti Bujar Nishani shpjegoi dje në një intervistë për “Neës 24”, punën që do të bëjë komisioni, i cili nis punën sot. Nishani thotë se instrument­i i ri me 5 anëtarë do të marrë vendime kolegjiale, ndërsa procesi i caktimit të kandidatëv­e për deputetë dhe kryetarë bashkish nuk përfundon me këtë komision. Ndërkaq, ai theksoi se emrat, të cilët nuk do të jenë në listën finale për deputetë apo kryetarë bashkish, do të jenë kapital i PD- së, që, pasi të fitojë zgjedhjet, do të përbëjë administra­tën politike të maxhorancë­s. “Do të ketë një selektim paraprak nga ky komision, që është organ kolegjial.

Natyrisht, njerëzit që do të selektohen nga kjo listë nuk do të thotë se janë të pavlefshëm. Nuk do të thotë se kanë mundësi më pak se lista që kalon fazën e parë. Ky është procesi i njërës prej hallkave të qeverisjes së ardhshme. Procesi më pas ka nevojë për kapacitete njerëzore dhe intelektua­le nga këta njerëz, por edhe të tjerë. Ne do fokusohemi te njerëzit që ngrenë besim. Lista që del nga ky komision i shkon bazës. Kjo do të votojë njerëzit, që nuk gëzon afrimiteti­n politik të bazës. Pasi të votohet kjo listë, do t’i vijë sërish komisionit dhe do të votohen. Më pas, lista përfundimt­are i shkon kryesisë dhe

Këshillit Kombëtar të PD- së”, tha Nishani. Ish- Presidenti Bujar Nishani theksoi se shqiptarët kanë nevojë për një ndryshim të thellë politik. “Shqiptarët nuk kanë nevojë për rrotacion politik, por kanë nevojë për një ndryshim të thellë. Shqiptarët nuk mund të ndalohen në jetësimin e këtij vullneti. Ndryshimi i Kushtetutë­s është qesharak. 5 qershori mbetet për t’u respektuar nga të gjithë aktorët. Është qesharake që ndryshohet Kushtetuta për 1 minutë. Ne do t’i qëndrojmë 5 qershorit. Ne jemi sot në një kolaps total. Prioriteti është ndryshimi i realitetit që kemi, ndaj PD ka formësuar bllokun e saj politik për fitore. Ne e konsideroj­më angazhimin si formë sakrifice. Ne duam të vendosim ekuilibrat”, vijoi ish- Presidenti Nishani.

 ??  ?? Ish- Presidenti Bujar Nishani
Ish- Presidenti Bujar Nishani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania