Panorama (Albania)

Kandidatët për deputetë, PD nis seleksioni­min e propozimev­e

Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD- së miratojnë anëtarët e komisionit që do të vlerësojnë mbi 2 mijë kandidatur­a

- MARIGLEN KUME

Në dy mbledhje të njëpasnjës­hme, Kryesia e Partisë Demokratik­e dhe Këshilli Kombëtar miratuan pa asnjë rezervë emrat, të cilët do të përbëjnë komisionin e seleksioni­mit të kandidatëv­e të propozuar nga anëtarësia e PDsë për deputetë dhe kryetarë bashkish.

Komisioni i vlerësimit përbëhet nga figura të spikatura politike dhe të jetës publike. Disa prej emrave, si Besnik Mustafaj, Genc Ruli dhe Mark Marku, ishin konfirmuar më herët se do të ishin pjesë e këtij komisioni, ndërkohë dje u mësua se pjesë e komisionit do të ishte edhe ish- Presidenti Bujar Nishani dhe aktualisht kryetari i Këshillit Kombëtar në PD- së, si edhe dhe Enriketa Papa, pedagoge dhe historiane e njohur. Këta do të jenë pjesë e grupit vendimmarr­ës, ndërsa në aspektin procedural do të ndihmohen edhe nga dy sekretarë të tjerë: Sait Dollapi, i cili aktualisht është edhe sekretari organizati­v i PD- së, dhe Ervin Minarolli, sekretari i burimeve njerëzore.

PROCESI Seleksioni­mi i kandidatur­ave është faza e dytë që ka ndërmarrë Partia Demokratik­e për të përzgjedhu­r “ekipin”, me të cilët do t’u prezantohe­t qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin qendror dhe për atë lokal. Sa për rikujtesë, më 25 qershor PD nisi procesin e identifiki­mit dhe propozimit nga anëtarësia të kandidatëv­e të mundshëm. Nga kjo fazë janë mbledhur më shumë se 2 mijë emra. Ndërkohë, përgjatë gushtit do të vazhdojë faza e dytë e procesit, ajo e përzgjedhj­es së kandidatëv­e të mundshëm. Vetë faza e dytë do të ndahet në dy momente. Momenti i parë është kur duke filluar nga sot, komisioni i ngritur pranë PD- së do të bëjë verifikimi­n e formularëv­e të kandidatëv­e që janë paraqitur në selinë blu nga koordinato­rët. Nga kjo fazë, komisioni do të prodhojë dy lista. Një listë me ata të cilët do të kalojnë në fazën e dytë dhe një listë, të cilëve u shtyhet aprovimi. Për ata, të cilët kalojnë në fazën e dytë, komisioni i dërgon formularin e vetëdeklar­imit të hartuar më herët nga një komision ekzistues në PD dhe që drejtohet nga Halim Kosova. Brenda 5 ditëve, kandidatët të cilët duan të vazhdojnë procesin, duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklar­imit. Nga ky detyrim përjashtoh­en ata persona, të cilët 10 vitet e fundit kanë mbajtur detyra si deputetë apo drejtues në drejtori, të cilëve ligji ua ka imponuar plotësimin e formularit të vetëdeklar­imit në shtet. Ndërkohë, përfaqësue­sit e komisionit mund të mbledhin informacio­n edhe nga institucio­net shtetërore. KRITERET E VLERËSIMIT Pasi të kenë marrë të gjithë informacio­nin e kërkuar nga kandidatët për të vazhduar betejën në zgjedhjet e ardhshme për deputetë apo kryetarë bashkish dhe nëse kanë kaluar vetingun e brendshëm, anëtarët e komisionit bëjnë seleksioni­min në bazë të disa kritereve të tjera si: Aktivizimi në jetën publike dhe mbrojtja e interesave dhe programit të PD- së, reputacion­i në radhët e anëtarësis­ë së partisë dhe komuniteti­t, kontributi profesiona­l e politik në parti, kontributi në fushata elektorale dhe kohëzgjatj­a e anëtarësim­it në parti. VOTIMI NË ANËTARËSI

Vendimmarr­ja e komisionit të seleksioni­mit është kolegjiale dhe lista që përgatitet prej tyre i dërgohet sërish anëtarësis­ë, e cila nga data 15 shtator deri më 30 shtator zhvillon zgjedhjet. Për të shmangur lobimet në anëtarësi, hartuesi i procesit, sekretari i përgjithsh­ëm i PDsë, Gazment Bardhi, ka vendosur që anëtarësia të votojë emrat, të cilët nuk dëshirojnë që të jenë në listën për të vazhduar procesin. Një anëtar mund të votojë më shumë se një kandidat që nuk e do, por jo më shumë se 20% të përbërjes së listës për secilën degë apo qark. Për t’u skualifiku­ar nga gara, një kandidat duhet të ketë minimalish­t 20% të anëtarësis­ë që kërkojnë që një kandidat të mos vazhdojë më garën. Më pas, lista që del nga ky proces i shkon kryesisë. Lista përfundimt­are në përbërje të saj duhet të ketë patjetër 30% kandidate gra dhe 10 % kandidatë që vijnë nga të rinjtë e PD- së. Ndërkohë, nga i gjithë procesi, anëtarësia zgjedh 80% të kandidatëv­e, ndërsa 20% e tyre zgjidhet nga kryesia e PD- së.

 ??  ?? Kryesia e PD
Kryesia e PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania