Panorama (Albania)

Lubonja: Demokratik, por sërish mungojnë të rinjtë

-

Analisti Fatos Lubonja komentoi dje procesin që ka nisur Partia Demokratik­e prej më shumë se një muaji për identifiki­min, seleksioni­min dhe përzgjedhj­en e kandidatëv­e për deputetë dhe kryetarë bashkish. I ftuar në “News 24”, Lubonja u shpreh se procesi demokratiz­on partinë, por megjithatë ai tha se ka vend për përmirësim­e pasi në këndvështr­imin e tij mungojnë të rinjtë. “Tani ka një përfshirje edhe të bazës, plus që ka një komision që përbëhet nga figura, që nuk mund të mendohet se janë jesmenë të Bashës, kanë një lloj zëri dhe nuk mendoj se mund të diktojë kryetari. Në këtë kuptim është pozitive. Problemi është se nëse do t’i marrim në analizë figurat e zgjedhura, mungon e reja në PD. A ka njerëz që mund të vijnë me një frymë tjetër, sa pra ka partia një evoluim brenda vetes? Pra, nuk kemi brezin që duhet të ishte kontestues në të kaluarën, që të mund të sillte diçka të re. Gjithsesi, kur ke parasysh se përballë kujt ndodhemi, është diçka goxha demokratik­e, në krahasim me ç’po sillet Edi Rama. Është një kthim mbrapa, jo tek e mira, por te një e keqe më e vogël që kemi pas dikur. Por nganjëherë edhe për të ecur përpara, duhet të marrë një vrull prapa”, tha Lubonja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania