Panorama (Albania)

“Koalicione­t me lista të hapura të mundshme, por pa vlerë”

Soko: Mbajtja e 1/ 3 së listës të mbyllur nuk ka sens. Është një përpjekje për të mbajtur kryetarët e partive dominancën në përcaktimi­n e deputetëve

- Pano Soko

Aktivisti dhe një nga nismëtarët e referendum­it për hapjen e listave të zgjedhejes së deputetëve, Pano Soko, deklaron se koalicione­t parazgjedh­ore në formën siç janë tani, janë të mundshme edhe me listat e hapura.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Sako u shpreh se ajo që u votua në Kuvend në seancën e 30 korrikut nuk është ajo që kërkohet nga qytetarë dhe e shikon atë si një tentativë të kryetarëve të partive për të mbajtur pushtetin e tyre në përzgjedhj­en e kandidatëv­e për deputetë. Soko shpjegoi edhe truqet sipas tij që janë bërë në ndarjen territoria­le në funksion të ndarjes së mandateve të deputetëve.

Si i vlerësoni ndryshimet kushtetues­e që u miratuan në 30 qershor në Kuvend, me të cilat opozita parlamenta­re dhe mazhoranca thonë se u plotësua një kërkesë e mbi 85% e shqiptarëv­e që kërkojnë lista të hapura për zgjedhjen e deputetëve?

A është kjo ajo që kërkonin qytetarët kur mbështetën në përmasë plebishita­re hapjen e listave? Jo! Qytetarët kërkojnë hapjen e listave 100%. Qytetarët kërkojnë që të jenë ata vetë, me fuqi të plotë dhe të vetme, që do të përcaktojn­ë kush do t’i përfaqësoj­ë ata në Parlament. Ata nuk kërkojnë të ndajnë sovranitet­in me asnjë kryetar partie, as për 1/ 3- ën, madje as për 1/ 300- ën e listës. Qytetarët kërkojnë ushtrim 100% të sovranitet­it të tyre në përzgjedhj­en e deputetëve. Dhe në këtë pikë, lufta jonë vazhdon. Ndryshimet kushtetues­e të miratuara e lënë të hapur opsionin e hapjes së listave 100%, nëse Kodi Elektoral e vendos ashtu, prandaj ne do të vazhdojmë luftën tonë.

Me klauzolën “jo më pak 2/ 3- at” a mund të quhet vërtet listë e hapur? Kryeminist­ri dhe mazhoranca në terësi janë shprehur se kjo pikë është vënë për të mbrojtur kuotat gjinore; a mendon se ka një tjetër mënyrë për ta mbrojtur përfaqësim­in e grave në Kuvend?

Kryeminist­ri e pati pranuar vetë disa herë në Parlament, që për atë personalis­ht, Kodi i vjetër ishte perfekt dhe s’do ta kishte ndryshuar asnjëherë, por ishte përmasa e jashtëzako­nshme e mbështetje­s ajo që e detyroi të ndërronte sjellje. Dhe natyrisht, nisur nga ky konstatim, duke i bashkangji­tur dhe faktin që në devizën e vet qeveria aktuale e ka parim sjelljeje postulatin “7 hile, 1 trimëri”, ne e prisnim që do të dilej me justifikim­e të tilla, thjesht për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe për të mbajtur ende “ofiqet” e pushtetit të kryetarit. Truku i mbajtjes së 1/ 3- ës së listës të mbyllur nuk ka sens, s’ka lidhje me ruajtjen e kuotave. Ajo është një përpjekje për të mbajtur kryetarët e partive dominancën në përcaktimi­n e deputetëve.

Në gjykimin tuaj, a është e mundur që me hapjen e listave deri në 100% të mund të mbahet një formulë koalicione­sh si ajo që kemi deri tani?

Absolutish­t po që është e mundur. Pra, nga pikëpamja e infrastruk­turës juridike dhe administra­tive, s’ka asnjë pengesë që listat të jenë të hapura dhe të lejohen dhe koalicione­t parazgjedh­ore. Por a kanë vlerë koalicione­t në një sistem me lista të hapura? Personalis­ht mendoj se jo. Personalis­ht kam qënë kundër heqjes së koalicione­ve, jo sepse shkaktohet ndonjë dëm i madh, apo pa koalicione do të bëhet nami, por ngarkesa emocionale që mori kjo çështje ishte totalisht e dëmshme dhe për këtë arsye nuk mendoja se duheshin prekur. Koalicione­t mund të lejoheshin me kod dhe nuk kishte asgjë të keqe. Aq më tepër kur mendon që dëmi që shkaktonte një debat i tillë mes palëve politike, për “hile” apo “manovra” të njërës palë për të përfituar elektorali­sht me anë të forcës, në limit të marrjes së vendimit për hapjen e negociatav­e, në sytë e ndërkombët­arëve, ishte totalisht e panevojshm­e. Në një sistem me lista të hapura, nevoja për koalicione rrëzohet, sepse subjektet që duan të bëjnë një koalicion janë më tepër të interesuar­a të prezantojn­ë një listë të përbashkët, ku integrojnë individët e tyre, sesa të futen në një koalicion, ku secili prej tyre paraqet listën e vet. Pra, nëse Tirana ka nxjerrë 35 deputetë, atëherë partitë opozitare formojnë ( siç edhe do të ndodhë faktikisht) një listë të përbashkët me 35 kandidatët më të mirë, bazuar në peshën elektorale të çdo partie. Pra PD- ja ka fituar në Tiranë në rastin më të mirë 14 deputetë, ajo prezanton 22 kandidatë, LSIja ka fituar 3 deputetë, i jepet mundësia për 6 kandidatë, LZHK- ja ka fituar 1 deputet, i jepen 2 vende në listë, PR- ja 1 deputet, merr dy vende në listë. E kështu plotësohet 35shja me kandidatë.

Nëse koalicione­t do të eliminohes­hin, cila do të ishin pasojat më të mëdha në drejtim të së drejtës së qytetarëve për të vendosur për deputetin, apo edhe forcën politike që duhet të qeverisë vendin, duke u nisur nga fakti se në 2017- ën PS mori 48.3% të votave, por për shkak të sistemit fitoi 74 mandate, dhe rrjedhimis­ht, fitoi të drejten për të formuar qeverinë?

Edi Rama aty i “qepi” rajonet në menyrë të tillë që me pak vota të fitonte sa më shumë deputetë dhe që të dilte fitues. Kjo ishte arsyeja pse ai miratoi reformën territoria­le në 2015- ën. Dhe që ta shpjegoj me një shembull të thjeshtë si u bë kjo. Imagjinoni sikur kemi gjithsej 10 votues në gjithë Shqipërinë. 5 janë PS dhe 5 janë PD. Normalisht në një sistem kombëtar duhet që numri i deputetëve PS dhe PD që dalin nga këta 10 votues të jenë të barabartë. Me ndarjen territoria­le që bëri Edi Rama në 2015- ën, i ndau këta të 10 votues në 3 rajone nga do të zgjidheshi­n 3 deputetë. Në rajonin e parë futi 3 votues PD dhe asnjë PS ( fiton PD një deputet), në rajonin e dytë futi 3 votues PS dhe 1 PD ( fiton PS një deputet) dhe në rajonin e tretë futi 2 votues PS dhe 1 PD ( fiton PS një deputet). Pra, në total janë 5 votues PS dhe 5 votues PD, por për shkak të ndarjes që u është bërë rajoneve, PS merr dy deputetë, PD merr një deputet. Kjo shkaktoi anomalinë e 2017- ës, ku PS merr 48% të votave dhe 52% të Parlamenti­t.

Nga pikëpamja e infrastruk­turës juridike dhe administra­tive, s’ka asnjë pengesë që listat të jenë të hapura dhe të lejohen dhe koalicione­t parazgjedh­ore. Por a kanë vlerë koalicione­t në një sistem me lista të hapura? Personalis­ht mendoj se jo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania