Panorama (Albania)

Si u rrëzua kërkesa për referendum mbi hapjen e listave

-

Organziata e shoqërisë civile u bë shumë e njohur vitin e shkuar për shkak të nismës së saj për të mbledhur firmat në mbështetje të një referndumi ku të kërkohej hapja e listave të deputetëve dhe kalimi në sistem propociona­l kombëtar. Në draftin e dorëzuar në janar në Kuvend, një ndër propozimet e parashtrua­ra ishte ndryshimi i nenit 21 në Kodin Zgjedhor, ku propozohet të shtohet pika 26, e cila krijon mundësinë e shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë vendit për të votuar. Por kjo kërkesë e “Nisma Thurje” u rrëzua nga KQZ- ja, pasi u konsiderua me pyetje të paqartë dhe të pargumentu­ar siç duhet. Kundër kërkesës së “Nismës Thurje” votuan 3 anëtarët e Partisë Socialiste në KQZ, Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Bledar Skënderi. Por Pano Soko, në një intervistë për gazetën “Panorama”, theksoi se tashmë vendimi që u mor në Kuvend në datë 30 korrik mund të konsideroh­et si një fitore e vogël në betejën për hapjen e listave dhe për të pasur një lidhje të drejtëpërd­rejtë mes votuesve dhe deputetëve. “Hapja e listave është vetëm një betejë e vogël brenda një lufte të madhe. E luftës së këtij vendi që e ka emrin Shqipëri për të ecur para apo për të mbetur në tranzicion; për të prosperuar si gjithë vendet e tjera përreth apo për të mbetur të fundit në Europë; për të qënë vendi që eksporton turizëm, tekstile, agropërpun­im, produkte bujqësore apo industrial­e; apo për të mbetur vendi që eksporton drogë, emigrantë dhe kriminelë ndërkombët­arë”, tha Soko.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania