Ndryshimet kushtetues­e në Këshillin Politik

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ndryshimet kushtetues­e që prekin procesin zgjedhor, siç janë listat e hapura, pragu elektoral dhe mungesa e koalicione­ve parazgjedh­ore, pritet të diskutohen në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore. Palët jo zyrtarisht kanë pranuar se do të vijojnë diskutimet në këtë këshill, i ngritur me bekimin e ndërkombët­arëve. Pas votimit të ndryshimev­e kushtetues­e reagoi edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman. Në postimin e tij në “Tëitter”, ai shkruan se marrëveshj­a e 5 qershorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog, kohë dhe vullnet politik, duke kërkuar që ky dialog të gjendet mes palëve në Këshillin Politik. Tashmë, ai thekson se është thelbësore që ndryshimet e ardhshme të Kodin Zgjedhor të diskutohen gjerësisht me të gjitha palët në Këshillin Politik përpara se të votohen në Parlament.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.