Meta dekreton ligjin që lehtëson procedurat për legalizime­t

“Ndryshimi i miratuar lehtëson procesin e legalizimi­t, duke e thjeshtëzu­ar dhe ndarë procesin nga verifikime­t që kryhen nga bashkia”

Panorama (Albania) - - POLITIKE - ARDIT HOXHA

Presidenti Meta shpalli dje tri dekrete ligjesh, që më herët ishin kaluar në seancat plenare të javës së fundit të korrikut.

Përveç dy dekreteve që janë për ratifikime marrëveshj­esh dypalëshe me Turqinë dhe Zvicrën, Kreu i Shtetit ka shpallur dekretin edhe për një ligj shumë të rëndësishë­m që u kalua në Kuvend javën e shkuar, siç ishte ligji i legalizime­ve “Për një ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 ‘ Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar”.

DEKRETI Në arsyetimin e këtij ligji, Presidenca ka argumentua­r se me këtë ligj lehtësohet shumë procesi i legalizimi­t, por edhe sjell thjeshtëzi­m të shumë procedurav­e që deri më tani do të duhej të kalonin përmes hallkave të ndërlikuar­a burokratik­e. “Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 98/ 2020 ‘ Për një ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 ‘ Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar’. Ky ndryshim i miratuar si propozim deputetësh lehtëson procesin e legalizimi­t të ndërtimeve informale, duke e thjeshtëzu­ar dhe ndarë procesin nga verifikime­t që kryhen nga Bashkia për vlerësimin dhe komunikimi­n e vlerës së detyrimit për taksën e ndikimit në infrastruk­turë sipas sipërfaqes ndërtimore. Mirëpritet nisma për shfuqizimi­n e detyrimit për parapagimi­n e taksës së ndikimit në infrastruk­turë, pa përmbyllur ende procesin e legalizimi­t”, shkruhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Presidenca për këtë dekret.

LIGJI Me hyrjen në fuqi të këtij ligji tashmë taksa e ndikimit në infrastruk­turë nuk do të jetë më kusht për marrjen e lejes së legalizimi­t. Nisma u depozitua në Kuvend nga tre deputetët socialistë, Taulant Balla, Evis Kushi dhe Klotilda Bushka. Deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi, në momentin e prezantimi­t të këtij ligji, tha se nisma e tyre heq një pengesë në procesin e legalizimi­t të ndërtimeve pa leje, pengesë e krijuar prej ligjit të 2018- ës, nga ku nuk mund të vijonte procesi nëse nuk ishte paguar taksa e infrastruk­turës. “ALUIZNI njofton bashkinë për ndërtimin informal që do të legalizojë, duke i dhënë informacio­nin teknik. Bashkia përllogari­t vlerën dhe më pas këtë detyrim ia njofton subjektit përkatës. Ai, pasi njoftohet, kryen pagesën dhe vërtetimin ia dorëzon

Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dhe ajo vetëm pasi e ka marrë këtë vërtetim, e miraton atë. Kjo procedurë e zgjatur ka shkaktuar vonesë dhe mosinteres­im subjektesh për ta përfunduar procesin e legalizimi­t. Si rregull, ky perceptohe­t si përkeqësim i pozitës së tyre”, tha Kushi.

TAKSA Taksa e ndikimit në infrastruk­turë është 0.5 për qind e vlerës së investimit. Konkretish­t për një banesë me vlerë 5 milionë lekë, tarifa është 25 mijë lekë. Prej 2018- ës, për të marrë lejen, qytetarët kishin detyrimin për të kryer fillimisht këtë pagesë që vilet nga Kadastra, por që shkon për llogari të njësive të qeverisjes vendore. Por me ndryshimet ky kusht hiqet, duke çliruar procesin nga kjo barrë e panevojshm­e. Siç vihet në dukje në relacionin që shoqëron draftin, ALUIZNI ( sot Agjencia e Kadastrës) pasi miratonte lejen e legalizimi­t, njoftonte bashkinë kompetente në mënyrë që kjo e fundit të llogariste dhe t’i njoftonte përfituesi­t të lejes vlerën e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastruk­turë. Bashkia, pas marrjes së këtij njoftimi, llogarit vlerën e detyrimit të aplikuesit për taksën sipas sipërfaqes ndërtimore. Më pas këtë detyrim bashkia ia njofton subjektit aplikues. Pasi aplikuesi njoftohet dhe kryen pagesën e taksës, e dorëzon pranë agjencisë vërtetimin për shlyerjen e saj. Vetëm pasi të ketë administru­ar këtë vërtetim, agjencia miraton lejen e legalizimi­t. E gjithë kjo ka sjellë jo vetëm vonesë të konsiderue­shme në miratimin e lejes për shkak të kohëzgjatj­es së procedurës së njoftimit dhe marrjes së informacio­nit ndërmjet institucio­neve, por edhe pamundësi të miratimit të saj, duke qenë se barra financiare e taksës tashmë rëndon mbi vetë procedurën e legalizimi­t.

PRESIDENTI ILIR META

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.