Panorama (Albania)

Marrëveshj­e me Turqinë dhe Zvicrën, Meta dekreton dy ligjet

-

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, dekretoi dje shpalljen edhe të dy ligjeve si ratifikime marrëveshj­esh me Turqinë dhe Zvicrën. Vetëm 3 ditë pasi priti në një takim zyrtar ambasadori­n e Zvicrës, Adrian Maitre Meta shpalli dekretin për ligjin që u votua në Kuvend javën e shkuar “Për ratifikimi­n e marrëveshj­es dypalëshe ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederat­ës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri ( faza 4, 2019- 2023)”. Për këtë marrëveshj­e Meta shprehet se është një gur i rëndësishë­m në mbështetje­n e zhvillimit rajonal. “Konfederat­a Zviceriane mbetet një nga nxitësit e rëndësishë­m për zhvillimin e ekuilibrua­r dhe të qëndrueshë­m shoqëror e ekonomik të shtetasve shqiptarë, sipas politikave dhe praktikave të Bashkimit Europian. Kjo marrëveshj­e është një mbështetje e drejtpërdr­ejtë e institucio­neve përgjegjës­e për zhvillimin rajonal”, thuhet në njoftimin e Presidencë­s. Po ashtu, Presidenti dekretoi ligjin “Për ratifikimi­n e marrëveshj­es së bashkëpuni­mit financiar dhe ushtarak ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”. Sipas Presidenti­t, kjo marrëveshj­e reflekton vullnetin e vazhdueshë­m disavjeçar të Republikës së Turqisë për mbështetje­n e marrëdhëni­eve të qëndrueshm­e me Republikën e Shqipërisë, përmes kontribute­ve të drejtpërdr­ejta për Forcat e Armatosura të vendit tonë. “Nëpërmjet kësaj marrëveshj­eje jepet kontribut financiar për blerjen e shërbimeve dhe mallrave për qëllime ushtarake, duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të ndërveprue­shmërisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, theksohet në njoftim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania