Panorama (Albania)

Majko, tender për 2 mijë lojëra “Mos u nxeh”

“Pjesë e një koleksioni që informon mbi gjuhën dhe historinë”

-

Një tender për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” shkaktoi habi të madhe dhe ndezi kureshtjen e shumë mediave online. Organi shtetëror përgjegjës për këtë tender, Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, e kishte hapur këtë thirrje në datën 30 korrik për 4 qytete, Tiranë, Korçë, Gjirokastë­r dhe Shkodër. Në shpalljen e tenderit, Qendra e Botimeve për Diasporën ka bërë edhe specifikim­et për përmasat e lojës që duhet të realizojnë kompanitë që të marrin pjesë në këtë garë.

REAGIMI Nga mediat pati një reagim shumë të fortë për këtë tender, ku nuk munguan edhe etiketimet, duke e konsiderua­r atë si të çuditshëm. Por pas këtyre lajme, reagoi Qendra e Botimeve për Diasporën përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregonte arsyet e kësaj shpalljeje. Sipas saj, qëllimi i këtij tenderi është në kuadër të një projekti që synon të nxisë njohuritë mbi gjuhën, trashëgimi­në kulturore dhe historinë e qyteteve të Shqipërisë. “Loja ‘ Mos u nxeh’ është pjesë e koleksioni­t me mjete didaktike të hartuara nga Organizata jofitimpru­rëse ‘ Trashëgimi­a Kulturore pa Kufij’, dhe bën pjesë në koleksioni­n ‘ E ka kush e ka’, i mbështetur nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit në kuadër të programit kombëtar ‘ Bëjmë Detyrat e Shtëpisë’. Ky koleksion synon, që nëpërmjet një serie libërthash dhe lojërash, të përfshijë fëmijë dhe të rritur në zbulimin dhe rizbulimin e trashëgimi­së kulturore, si një urë lidhëse me botën që na rrethon. Koleksioni përfshin lojën ‘ Mos u nxeh’, përmes së cilës jepet informacio­n mbi gjuhën, trashëgimi­në kulturore, gjeografin­ë dhe historinë e qyteteve kryesore të Shqipërisë. Koleksioni është hartuar me specialist­ë të trashëgimi­së kulturore dhe në bashkëpuni­m me institucio­net kulturore në vend. Koleksioni ‘ Mos u nxeh’ është shpallur në vitin 2018 fitues i konkursit ‘ Historitë Europiane të Trashëgimi­së’, organizuar nga Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian”, thuhej në reagimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania