Panorama (Albania)

Zhupa: Veliaj, plan për ndërtimin e kullave te Liqeni

-

Zëdhënësja e Partisë Demokratik­e, Ina Zhupa, ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, se ka miratuar planin për ndërtimin e kullave te zona e Parkut të Liqenit. Me anë të një postim në Facebook, ku ka publikuar disa dokumente, Zhupa thotë se sipërfaqja e ndërtimit është parashikua­r të jetë 61.000 m2 dhe se me përcaktime­t e reja, kullat do të ndërtohen deri në 18 kate. “Tashmë, siç pritej, është miratuar që 50% do të jenë godina publike, një nga këto Biblioteka Kombëtare, kjo për të hapur rrugën që 50% të jenë kullat private të oligarkëve në zonën e Liqenit, me shërbime, banim, parkim etj. Mes për mes do të kalojë rruga e famshme që ishte pjesë e planit të betonimit, e denoncuar nga foltorja e PD- së në mars 2009, ku 650 metra rrugë do lidhin pikërisht kullat e reja të Liqenit me Rrugën e Kosovarëve”, tha Zhupa mes të tjerash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania