PD: Mund të vihet në rrezik serioz liria e medias

Berisha: Të tmerruar nga investigim­et e “Ora News” ndaj qeverisë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - Sali Berisha Ervin Salianji

Partia Demokratik­e ka reaguar pas sekuestrim­it të pasurive të biznesmeni­t Ylli Ndroqi, ndërsa kërkon një hetim transparen­t. Ish- deputetja Albana Vokshi thotë me anë të një postimi në “Facebook” se PD mbështet çdo hetim, ndaj cilido, por apelon për transparen­cë pasi mund të vihet në rrezik serioz liria e medias. “Dërgimi i forcave policore për të rrethuar ‘ RTV Ora’ dhe ‘ Ora News’, duke ushtruar presion psikologji­k mbi gazetarët dhe stafin, hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani. Partia Demokratik­e është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të ‘ RTV ORA’ dhe ‘ Ora News’, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve”, thotë mes të tjerash Vokshi. Edhe ish- Kryeminist­ri Berisha thotë se sulmi i vërtetë i Policisë, sipas tij, nuk është Ylli Ndroqi, por gazetarët që investigoj­në aferat sipas tij të qeverisë. “Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte prej gangsterës­h të narkopusht­etarëve që deri dje ndanin pompe dhe salltanete me pronarin e ‘ Ora News’, kurse sot, të tmerruar nga faktet, dokumentat, analizat dhe investigim­et e gazetarëve të këtij televizion­i, janë vërsulur kundër tyre”, shkruan Berisha. Ish- deputeti demokrat, Ervin Salianji, shprehet se Ylli Ndroqi po goditet si pronar mediash. “Çfarë nxitimi ka për t’u sekuestrua­r një media? Ylli Ndroqi, si çdo subjekt i hetuar, ka detyrimin të sqarojë ligjshmëri­në e pasurisë së tij si çdo qytetar i barabartë para ligjit, por Ylli Ndroqi nuk mund të jetë më shumë i penalizuar për shkak se është pronar i mediave dhe jo lëpirës i qeverisë”, shkruan Salianji.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.