Panorama (Albania)

PASURI

-

të paluajtshm­e të biznesmeni­t Ylli Ndroqit, pronar i një televizion­i privat në Tiranë, janë sekuestrua­r dje nga Policia e Tiranës, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, që ka pranuar kërkesën e SPAK, që po kryen hetim pasuror ndaj biznesmeni­t Ndroqi

Në lidhje me këtë lajm, janë prononcuar avokatët e Ndroqit. Ata thanë se vendimi për sekuestrim­in e pasurisë së Ndroqit është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të SPAK- ut, ndërsa do të apelojnë këtë vendim në shkallët më lart të gjyqësorit. Për avokatët, sulmi ndaj Ylli Ndroqit është politik, pasi biznesmeni ishte në gjyq me kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliaj. “Ylli Ndroqi nuk është i shoqëruar. Na është dhënë vendimi në dorë për sekuestro. Ky është vendim i shkallës së parë të SPAK, do ta apelojmë. Makina e tij ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës. Zoti Ylli Ndroqi do të provojë para Gjykatës se pasuria e tij është e ligjshme dhe e vendosur nga bizneset e tij. Ky është një sulm politik ndaj Ylli Ndroqit, pasi ishte në gjyq me kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliaj”, deklaruan avokatët. Paraditen e djeshme, biznesmeni Ylli ndroqi u pa duke hyrë dhe duke dalë nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndërsa pas largimit të tij, në parkingun e Drejtorisë së Policisë vazhdoi të qëndronte automjeti i tij. Një oficer Policie u pa teksa nxirrte disa shishe verë nga automjeti i Ylli Ndroqit, të cilat me sa duket “u sekuestrua­n” si prova materiale.

AVOKATI Avokati i Ylli Ndroqit, Alban Qafa, ka folur për mediat ku ka bërë të ditur se Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar, por ka bërë shoqërimin e mjetit të tij “Mercedes- Benz”, modeli S 600, pasi është ndaluar nga forcat operaciona­le për sekuestrim­in e makinës si pjesë e vendimit të SPAK. Avokati i tij tha se vendimi për sekuestrim­in e pasurive të tij do të apelohet në Apelin e GJKKOsë, pasi pasuritë e tij janë të ligjshme. Avokati shprehet se Ylli Ndroqi mendon se ky është një sulm politik që po i bëhet atij, pas gjyqit që ka të hapur me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. “Është vendosur sekuestro e pasurive të tij. Ka qenë duke udhëtar me makinë e tij ‘ Mercedes- Benz’, modeli S 600 dhe është ndaluar nga forcat operaciona­le për t’i marrë makinën si pjesë e sekuestros. Ylli Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar, por ka shoqëruar makinën e tij dhe të kërkojë sqarime. Brenda afatit ligjor 5- ditor do ta apelojmë. E gjithë pasuria e tij është e krijuar nga burime të ligjshme, është e krijuar nga aktivitete të shoqërisë së tij dhe nga kreditë bankare. Ai mendon se ky është një sulm politik dhe për shkak të gjyqit që po zhvillohet njëkohësis­ht ndaj tij dhe kryebashki­akut Erion Veliaj”, tha avokati Alban Qafa. Ndërsa shtoi se pasuria e Ndroqit, ndryshe nga pretendime­t e Prokuroris­ë së Posaçme, është e krijuar nga burime të ligjshme. “Pasuria e zotit Ndroqi është e krijuar nga burime të ligjshme dhe këtë do ta provojë në të gjitha shkallët e Apelit. Pasuria është krijuar nga aktiviteti i shoqërive të tij dhe nga kreditë bankare. Në vazhdim do të tregojmë se si do të vazhdojnë ngjarjet”, përfundoi avokati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania