Panorama (Albania)

PROCESI NDAJ SHULLAZIT

-

Grupi i Shullazit është ende në proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pas apelimit të bërë ndaj vendimit që dha Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpuni­m, "Kanosje për shkak të detyrës" në bashkëpuni­m, "Grupi i strukturua­r kriminal". Ligji për regjimin e posaçëm i njohur si "41- bis" dhe i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej muajit janar 2019, por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK- ut që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. vendimi i izolimit ndaj tij është bërë pa baza mbi veprat penale. Meçi tha se ai nuk është lejuar të takonte klientin e tij nga autoritete­t e burgut edhe pse avokatët bëjnë përjashtim nga kufizimi i lirisë së të burgosurve në qelinë e izolimit.

"Jemi këtu për të bërë ankimim kundër Ministrisë së Drejtësisë. Ne nuk u lejuam nga administra­ta e burgut të takonim klientët tanë dhe nuk na u dha asnjë shpjegim. Paligjshmë­ria vijon edhe në këtë drejtim. Qeliza e izolimit ka kufizime të lirisë dhe takimeve me të tjerët, por përjashton avokatët dhe ky është akuzim ku do të bëjmë edhe kallëzim penal. Ligji flet për subjekte të organizata­ve kriminale, dhe Emiljano Shullazi nuk ka asnjë vendim të formës së prerë për këtë akuzë. Ka dhe shkelje të tjera që lidhen me procedurën me të cilën është realizuar marrja e këtij vendimi nga Ministria e Drejtësisë. Ne nuk e dimë se klienti im është vendosur në regjimin ' 41- bis'", tha Meçi. Kujtojmë që të gjithë anëtarët e bandës së Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla, janë të dënuarit e parë që u izoluan në qelitë e izolimit të krijuara si pasojë e regjimit "41- bis".

Transferim­i i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi, u bë pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit "41- bis".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania