Panorama (Albania)

Ekzekutohe­t i moshuari në Tiranë, u qëllua nga një makinë

Viktima punonte si taksist pa licencë, ende s'dihen motivet

-

Një i moshuar është ekzekutuar me automatik pasditen e djeshme, teksa po qëndronte pranë makinës së tij në Fushë- Prezë, pranë kryqëzimit që të çon drejt Aeroportit "Nënë Tereza".

Viktima është 71- vjeçari Abdulla Budlla, banues në fshatin Ahmetaq të Tiranës, i cili punonte si taksist, ndonëse i palicencua­r. Nisur nga dëshmitë e para që janë marrë nga Policia pranë vendit të ngjarjes, i moshuari dyshohet se është qëlluar për vdekje nga një makinë në lëvizje, që më pas është "zhdukur" me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. "Në FushëPrezë, në kryqëzimin me rrugën e Rinasit, një shtetas 71 vjeç është konstatuar i shtrirë në anë të rrugës, i cili ka ndërruar jetë. Paraprakis­ht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor që vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakis­ht dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një mjet në lëvizje. Viktima quhet Abdulla Budlla, 71 vjeç, nga fshati Ahmetaq, Njësia Prezë. Në vendngjarj­e është gjetur edhe mjeti që lëvizte viktima, por vetë ai është gjetur i vrarë jashtë mjetit", thanë dje burime nga Policia. NGJARJA DHE HETIMI

Rreth orës 16: 45 Policia e Tiranës është njoftuar për një trup të pajetë që ishte konstatuar nga kalimtarët në

Fushë- Prezë, pranë kryqëzimit me rrugën e Rinasit. Dëshmitarë­t u kanë treguar policëve të parë që kanë mbërritur në vendngjarj­e që kanë dëgjuar të shtëna arme zjarri dhe kanë parë një makinë që largohej me shpejtësi. Zyrtarisht Policia thotë se 71vjeçari Abdulla Budlla është vrarë në rrethana të paqarta. Nga verifikime­t paraprake që janë kryer nga Policia, nuk rezulton që i moshuari të ketë precedentë të mëparshëm penalë. Gjithashtu janë verifikuar edhe tre djemtë e tij, dy prej të cilëve jetojnë jashtë vendit me familjet, që po ashtu rezultojnë pa probleme me drejtësinë. E po kështu, edhe djali tjetër, i cili jeton në fshatin Ahmetaq dhe punon si taksist pranë Aeroportit të Rinasit nuk rezulton me precedentë. Burimet thanë dje se ende nuk dihen motivet e vrasjes së 71- vjeçarit, Abdulla Budlla. I moshuari punonte si taksist pa licencë, duke transportu­ar fshatarët në zonë. Vendi ku ka ndodhur krimi nuk është i mbuluar me kamera sigurie, çka e bën më të vështirë për hetuesit zbardhjen e autorëve të ngjarjes. Të njëjtat burime thanë se të moshuarit dyshohet se i është bërë paraprakis­ht një telefonatë, që e ka detyruar të dalë nga makina dhe më pas është qëlluar me armë zjarri nga një distancë prej 45 metrash nga një makinë në lëvizje. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj. Momentalis­ht nuk ka një pistë kryesore hetimore për krimin e rëndë.

 ??  ?? Viktima në vendin e ngjarjes
Viktima në vendin e ngjarjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania