Panorama (Albania)

Policia: Vrasja në rrethana të paqarta

-

Në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat, Policia e Tiranës shprehet se rrethanat e vrasjes së 71- vjeçarit janë ende të paqarta. "Më datë 03.08.2020, rreth orës 16: 45, në Fushë- Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B., 71 vjeç, banues në fshatin Ahmetaq, Njësia Administra­tive Prezë. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e, ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas - Fushë- Krujë, Rinas- VorëTiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do të çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokuroris­ë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", tha zyrtarisht Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania