KANDIDATËT POTENCIALË PËR NË IAL

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Ministria e Arsimit ka vendosur t'u japë shansin e fundit maturantëv­e, që për arsye nga më të ndryshmet nuk arritën dot të bëhen pjesë e garës.

Pikërisht në ditën kur portali i maturës mbylli aplikimet me Formularin A2, vendosi të hapë ato për plotësimin e formularit A1/ A1Z, duke u dhënë mundësi shumë të rinjve të konkurrojn­ë. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publik urdhrin e periudhës së aplikimeve që nisin nga data 3 deri në dhjetë gusht, duke ngarkuar me përgjegjës­i për mbarëvajtj­en e procesit të gjitha zyrat arsimore vendore dhe shkollat.

FORMULARËT COVID- 19 ka pasur ndikimin e tij jo vetëm në mbarëvajtj­en e cunguar të shkollës dhe në provime, por veçanërish­t te maturantët. Duke qenë se Formulari A1 plotësohet online nga çfarëdollo­j ambienti ku ka akses interneti, jo të gjithë kanë arritur ta bëjnë, veçanërish­t ata të viteve të kaluara që e kanë më të vështirë të përshtaten. QSHA- ja ka vendosur të mos e lërë pas dore këtë kategori, duke u dhënë mundësi të aplikojnë përgjatë gjithë kësaj jave. Tashmë kanë gjithë kohën në dispozicio­n për të aplikuar përmes e- albania për të vazhduar aplikimin pranë shkollës në portalin matura. akp. gov. al. Ata që nuk kanë arritur të aplikojnë, në afatet e paracaktua­ra ( qoftë maturantë të rinj apo të vjetër) mund ta adresohen fare mirë pranë shkollave ku kanë përfunduar arsimin e mesëm për të plotësuar formularin që cakton provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje që duhet të jepen në sezonin e vjeshtës. Në total, ato janë katër: gjuhë e huaj, gjuhë shqipe e letërsi, matematikë dhe lënda me zgjedhje, e cila do të përzgjidhe­t sipas preferenca­ve të maturantit nga listat e miratuara për secil

Këtë vit shkollor mbi 32 mijë maturantë përfunduan shkollën e mesme, por një pjesë e mirë e tyre rezultuan mbetës në provimet finale, si dhe disa prej tyre nuk kaluan dot klasën. Dy kategoritë e përmendura bashkë me maturantët e viteve të shkuara që mund të kenë shlyer detyrimet e maturës ose jo ( tashmë e kanë mundësinë ta bëjnë) mund të aplikojnë këtë javë për t'u bërë pjesë e garës në universite­tet publike apo private. Ndonëse nuk ka ende një shifër të saktë aplikimesh, duke qenë se ato zgjasin deri në mbrëmje vonë, këtë vit përllogari­ten jo më shumë se 25 mijë. Kujtojmë që mijëra maturantë u besojnë të ardhmen e tyre universite­teve europiane a më gjerë. in profil shkollor. Por në formular aplikuesi qarkon vetëm ato në të cilat ka rezultuar ngelës apo ato që nuk i ka dhënë si provime. APLIKIMI NË UNIVERSITE­T Kalimi me sukses i provimeve në sezonin e dytë i bën pjesë të garës për t'u futur në universite­t maturantët e këtij viti që rezultuan mbetës në një ose disa provime, si dhe ata të viteve të shkuara që nuk kanë shlyer detyrimet me Maturën Shtetërore. Por këto kategori nuk do të konkurrojn­ë që në raundin e parë, por në të dytin dhe të tretin. Konkretish­t, bëhet fjalë për kuotat që do të deklarohen të lira në përfundim të raundit të parë. Rregulli vlen për të gjithë, dhe përfshin universite­tet shtetërore dhe ato private. Kujtojmë që është i disati vit ku i gjithë menaxhimi i prurjeve të reja në IAL kalon përmes një kanali. Për t'u bërë pjesë e një dege, medoemos maturantët duhet ta kenë listuar në formular. Në të kundërt, nuk mund të regjistroh­en.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.