Epidemiolo­gu: Ja si mund të shmanget përkeqësim­i i situatës

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Pavarësish­t shifrave në rritje të të infektuarv­e dhe rritjes së numrit të personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronaviru­sit, epidemiolo­gu Ilir Alimehmeti është i mendimit se rasti i Shqipërisë është ende i menaxhuesh­ëm dhe mund të shmanget përkeqësim­i i situatës. Doktori ka publikuar dje një studim për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera fqinje dhe sipas tij në vendin tonë ende nuk ka një transmetim komunitar të COVID- 19 dhe infektimet aktualisht po ndodhin në grupe rastesh, të cilat ai i klasifikon me ngjyrën e verdhë të semaforit. "Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesu­s, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, kur deklaroi pandeminë sqaroi edhe që: … Nëse shtetet hetojnë, testojnë, trajtojnë, izolojnë, gjurmojnë dhe mobilizojn­ë personelin e tyre ( në përgjigjen ndaj infeksioni­t), shtetet me pak raste COVID19 mund të evitojnë që ato raste të kthehen në grupe dhe që ato grupe të kthehen në transmetim komunitar… Përkufizim­i i transmetim­it në grup mund të përdoret për të përshkruar infektime që janë shumë të përqendrua­ra në një lokalitet të kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit të ngushtë profesiona­l ose shoqëror. Në këto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund të gjurmohet prapa", ka shkruar doktori. Shqipëria bën pjesë në listën e vendeve me grupe rastesh. Po ashtu, si grupe rastesh paraqiten edhe vende fqinje të BE- së si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia. Ndërkohë që ndryshe paraqitet situata në Kosovë, ku transmetim­i sipas tij është në ngjyrë të kuqe dhe situata ka kaluar në infektim komunitar. Mjeku epidemiolo­g vë në dukje se shtetet me grupe rastesh janë ende epidemiolo­gjikisht në gjendje që të evitojnë përkeqësim­in e situatës duke: Ruajtur distancën fizike ( 2 metra), ruajtur higjienën e rregullt të duarve dhe mbajtur maskën nëse nuk ruhet dot distanca fizike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.