Panorama (Albania)

Maqedoni e Veriut, sot nisin takimet për shumicën e re parlamenta­re

-

Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet sot, por në këtë seancë nuk është paraparë të emërohet Kryeparlam­entari i ri, sipas mediave lokale, pasi partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshj­e zyrtare për shumicën e re parlamenta­re, prej të paktën 61 votash. Ndërkohë që zyrtarisht partitë politike pritet t’i nisin bisedimet për koalicione­t qeveritare pas seancës konstituiv­e, praktikish­t ato i kanë nisur bisedimet që në korrik dhe ka pasur zëra të shumtë për dy formate qeveritare: së pari u fol se LSDM dhe BDI kanë rënë dakord për t’u bashkuar sërish në qeverisje, por kjo nuk u konfirmua nga asnjëra palë; dhe së dyti ka pasur shumë zëra se partitë e mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO- DPMNE, po flasin për të krijuar një koalicion së bashku. Edhe pse mes rivalësh dhe deri diku “armiqsh”, kjo formulë do të rrëzonte pretendime­t e kreut të BDI- së, Ali Ahmeti për Kryeminist­rin e parë shqiptar në vendin fqinj. Kreu i LSDM- së, Zoran, pas seancës konstituiv­e, pritet të takojë kreun e PDSH- së dhe deputetin e vetëm të kësaj partie, Menduh Thaçin, por edhe me liderët e partive tjera parlamenta­re. Pretendime për të formuar qeverinë e re ka edhe VMRODPMNE, e cila po ashtu ka paralajmër­uar kontakte me partitë parlamenta­re për të siguruar shumicën e nevojshme. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativ­a kanë deklaruar se do të presin BDI- në të bisedojë me partitë e bllokut maqedonas për postin e Kryeminist­rit shqiptar dhe nëse ajo nuk ia del të realizojë këtë premtim, atëherë ky koalicion do të bisedojë për t’u bërë pjesë e qeverisë.

 ??  ?? Ndërtesa e qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Ndërtesa e qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania