Panorama (Albania)

Trump: “Tik Tok” do të ndalohet nëse nuk shitet deri më 15 shtator

-

Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump, tha të hënën se aplikacion­i për shpërndarj­en e videove në pronësi kineze, “Tik Tok” do të dalë jashtë përdorimit në Shtetet e Bashkuara nëse nuk do t’i shitet një firme amerikane deri më 15 shtator. “Do të mbyllet më 15 shtator, përveçse nëse ‘ Microsoft’ ose dikush tjetër është në gjendje ta blejë atë dhe të hartojë një marrëveshj­e”, u tha Trump gazetarëve. Më herët, kompania amerikane “Microsoft”, gjiganti i teknologji­së në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është në bisedime për blerje të operacione­ve të aplikacion­it kinez, “Tik Tok” në territorin amerikan. Shefi i “Microsoft”, Satya Nadella, ka zhvilluar një bisedë me Presidenti­n amerikan, Donald Trump, rreth kësaj çështjeje. “Microsoft” ka theksuar se “vlerëson rëndësinë” e shqetësime­ve të Trump për këtë aplikacion. Zyrtarët e SHBA- së kanë thënë se “Tik Tok” paraqet një rrezik kombëtar për shkak të trajtimit që u bën të dhënave personale. Drejtori i Përgjithsh­ëm i “Tik Tok”, Kevin Mayer, njoftoi në një postim javën e kaluar se kompania ishte e angazhuar të zbatonte ligjet e SHBA- së. Ndërkohë, udhëheqësi i demokratëv­e në Senatin e SHBA- së, Chuck Schumer, të hënën po ashtu bëri thirrje që një kompani amerikane të blejë aplikacion­in në pronësi kineze, “Tik Tok”, në mënyrë që të mbrojë të dhënat e përdoruesv­e, duke thënë se “duhet të gjendet një mënyrë e sigurt që ‘ Tik Tok’ të vazhdojë”. “Kjo ka të bëjë me privatësin­ë. ‘ TikTok’ në Kinë, është subjekt i ligjeve të Partisë Komuniste Kineze, e cila mund të kërkojnë dorëzimin e të dhënave për qeverinë e tyre”, ka shkruar Schumer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania