Panorama (Albania)

Hyseni: U përulem SHBA- ve për prani të përhershme në dialog

Palmer mbështeti marrëveshj­en gjithëpërf­shirëse mes palëve

-

Koordinato­ri i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka zhvilluar një takim në Uashington me Matthew Palmer, ku tha se ka kërkuar praninë e përhershme aktive të SHBA- së në tryezën e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Palmer është emisar Special për Ballkanin Perëndimor dhe njëkohësis­ht zëvendësnd­ihmëssekre­tar për Europën dhe Euroazinë në Departamen­tin e Shtetit. Ai dha mbështetje­n e SHBA- ve për një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pasi theksoi se SHBAtë e çmojnë angazhimin konstrukti­v të qeverisë dhe të gjitha institucio­neve të Kosovës në këtë proces, Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel, duke shtuar se Amerika do të jetë me ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshj­e të drejtë, të qëndrueshm­e dhe gjithëpërf­shirëse”, ka njoftuar Hyseni. Duke kërkuar angazhim më të madh nga SHBA në proces, Hyseni tha se, “Me zotin Palmer bëmë një bisedë të hapur dhe shteruese me qëllim të koordinimi­t, me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re duke shtruar, pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore: marrëveshj­en gjithëpërf­shirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, tha ai. “Duke konstatuar dhe theksuar se krahas BE- së, roli i SHBA- ve në këtë proces është i pazëvendës­ueshëm, me përulësi i kërkova zotit Palmer praninë e përhershme aktive të SHBA- së në tryezën e bisedimeve në Bruksel”. Hyseni tregoi edhe për një vizitë tjetër që pati në kohën sa po qëndron në Uashington, me përfaqësue­s të lartë në Shtëpinë e Bardhë. “Pas takimit me Matthew Palmer, po ashtu zhvillova një bisedë të gjatë me z. Ryan Tully, Drejtor i Lartë dhe znj. Amanda R. Ahlers, Drejtore për Europën në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Biseda po ashtu kishte në fokus dialogun e rinisur në Bruksel, por edhe zhvillimet e përgjithsh­me në Kosovë dhe rajon”, sqaroi Hyseni. Takimet e tij në SHBA u zhvilluan pas dy raundesh në nivel ekspertësh në Bruksel, ku Hyseni përfaqësoi Kosovën, ndërsa kreu i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, ka përfaqësua­r Serbinë. Dialogu mes dy palëve ka rinisur më 16 korrik në Bruksel, pas 20 muajsh ndërprerje. Ishte parashikua­r që rinisja të bëhej në Uashington më 27 qershor, por një akuzë e ngritur nga Prokuroria Speciale në Hagë kundër Presidenti­t Hashim Thaçi, që do të përfaqëson­te Kosovën në bisedimet me Serbinë, u bë shkak për anulimin e këtij takimi.

 ??  ?? Skënder Hyseni dhe Matthew Palmer
Skënder Hyseni dhe Matthew Palmer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania