Siti nuk mundet në shtëpi prej vitit 2018, Kurtua pëson gjithnjë me “Qytetarët”

Panorama (Albania) - - SPORT -

Mançester Siti është një nga ekipet me vazhdimësi­në më mbresëlënë­se në Europë dhe që kur katalanasi është ulur në stolin e "Etihad", ata janë mposhtur vetëm 9 herë në 106 ndeshje në shtëpi. Në Champions, "Qytetarët" janë dorëzuar përpara tifozëve të tyre në vetëm 3 raste, me humbjen e fundit që ka ardhur në shtator 2018, kundër Lionit. A do ta prishë fortesën e Pepit Reali i Madridit më 7 gusht?

Kurtua - Ndërkohë që portieri i spanjollëv­e, Tibo Kurtua, i cili e ka ruajtur portën të paprekur në 21 ndeshje në të gjitha kompeticio­net këtë sezon, do të përpiqet të bllokojë sulmin e Mançester Sitit që të mos shënojë të premten. Vetëm në këtë mënyrë rekordmenë­t e Europës do të kenë një shans për të avancuar më tej. Megjithatë, një gjë e tillë do të jetë një mision shumë i vështirë, sepse "Sky Blues" është skuadra kundër së cilës gardiani belg ka mesataren më të lartë të pësimit të golave për ndeshje. Kurtua është ndëshkuar 11 herë në 9 ndeshje kundër Mançester Sitit në karrierën e tij dhe e ka nxjerrë topin nga rrjeta të paktën njëherë në secilën prej tyre. Nga këto 9 ndeshje, paraqitja e tij më e keqe është ajo më 16 prill 2016, në humbjen 3- 0 në "Stamford Bridge", ndërsa Serxho Aguero i shënonte tregolësh dhe portieri ndëshkohej edhe me karton të kuq në 12 minutat e fundit të takimit. Për fakt, këtë herë bomberin argjentina­s nuk do ta ketë përballë. Ndërsa paraqitja më e mirë e skuadrës së tij erdhi disa javë më herët në Kupën FA, kur Çelsi mundi "Qytetarët" 5- 1. Në Ligën e Kampioneve, Kurtua ka regjistrua­r tri ndeshje pa pësuar nga 8 në total për Realin, 5 me Atletikon e Madridit dhe 5 të tjera në portën e Çelsit. Realit i duhet një fitore me dy gola diferencë për të përmbysur Mançesteri­n në 1/ 8- at dhe dorezat e 28- vjeçarit do të jenë vendimtare në ëndrrën për të fituar trofeun e tij të parë të Champions- it në karrierë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.