Panorama (Albania)

Postim me nota lamtumire, Kumbulla: Ishte si ëndërr

-

Marash Kumbulla bëri një supersezon me Veronën në debutimin e tij në Serinë A. Mbrojtësi shqiptar ia ka dalë që nga një futbollist i panjohur, të shndërrohe­t në dëshirën e shumë klubeve të mëdha italiane, por jo vetëm gjatë merkatos së dimrit, por sidomos edhe kësaj hapësire transferim­esh. Kumbulla me përfundimi­n e kampionati­t ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon krenarinë për atë që ka bërë në fushë dhe i duket si një ëndërr sezoni që sapo mbylli me Veronën. "Nëse ndalem një moment të mendoj për sezonin që sapo u mbyll, më duket një ëndërr, duke filluar nga ajo datë 25 gusht, data e debutimit në Serinë A, që nuk do ta harroj kurrë. Ashtu si nuk mund të harroj me siguri 5 tetorin dhe gëzimin e golit të parë. Sfidat kundër të mëdhenjve të kampionati­t tonë, fitoren ndaj skuadrës kampione të Italisë, udhëtimin e një grupi të jashtëzako­nshëm që ka merituar çdo pikë dhe çdo kënaqësi në një kampionat për të cilin thjesht duhet të jemi krenarë", shkruan Marash Kumbulla në profilin e tij zyrtar në "Instagram". Postim emocional dhe në dukje një ndarje nga skuadra veroneze, teksa së fundmi gara mes Interit dhe Lacios është bërë e ashpër për ofertat që tentojnë të bindin klubin për kartonin e shqiptarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania