Panorama (Albania)

UNIK NË ITALI, VRIONI LUAN NË TRI KAMPIONATE BRENDA NJË SEZONI

-

Xhakomo Vrioni ka shënuar një rekord unik në futbollin italian. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, me aktivizimi­n në ndeshjen e fundit të kampionati­t nga trajneri Sarri me Juventusin në Serinë A, është bërë i pari futbollist që ka luajtur në tri liga brenda një sezoni: Seria A, Seria B, Seria C. Deri më tani ky është një rekord unik në futbollin përtej Adriatikut. Në serinë më të ulët, atë C, Vrioni ka luajtur duke qenë pjesë e skuadrës B të Juventusit ( ose Juve U- 23). Në Serinë B, sulmuesi kuqezi ka luajtur përgjatë gjysmës së parë të këtij sezoni. Vrioni deri në muajin janar ishte një futbollist i skuadrës së Sampdorias, i huazuar tek ekipi i Çitadelas. Në këtë skuadër, Vrioni numëron katër aktivizime dhe vetëm një asist të dhuruar. Në Serinë A djaloshi kuqezi u aktivizua në ndeshjen e fundit të kampionati­t, atë kundër Romës, që i jep atij mundësinë edhe për të qenë kampion i këtij sezoni me ekipin bardhezi. Edhe ky një rekord, teksa bëhet shqiptari i parë që fiton Serinë A.

"Lidhur me artikullin që ka dalë ditën e sotme ( djeshme) në ' Repubblica. it' mohoj kategoriki­sht faktin se kam kontaktuar drejtues dhe lojtarë të Juventusit duke pyetur: ' Po Sarrin do ta largojnë?' Do t'i padis ata që kanë shkruar këtë artikull dhe drejtorin përgjegjës të tabloidit", është shprehur kështu Antonio Konte gjatë një telefonate me agjencinë e lajmeve "ANSA", duke shtuar: "Iu bashkova Interit me një projekt trevjeçar, dhe siç kam bërë gjithmonë në jetën time, do të punoj fort dhe do të luftoj me gjithë forcat e mia derisa të rezultojë një projekt fitues".

SËRISH NË FUSHË - Asnjë takim ballë për ballë në "Appiano" mes Kontes dhe krerëve të Interit. Pas "stuhisë" së ngritur të shtunën në mbrëmje dhe në postndeshj­en polemike në Bergamo, zikaltrit janë rikthyer sërish në fushë për të përgatitur 1/ 8- at e finales të Ligës së Europës kundër Getafes, e programuar për ditën e nesërme ( ora 21: 00) në Gelsenkirs­hen të Gjermanisë. Në qendrën sportive interiste në orët e para të mëngjesit ishin të pranishëm edhe administra­torët e deleguar Xhuzepe Marota dhe Alesandro Antonelo, zv. presidenti Havier Zaneti dhe drejtori sportiv Piero Auzilio. Të gjithë kanë bërë edhe tamponin "COVID", siç parashikoh­et nga protokolli i UEFA- s në prag të Ligës së Europës ( sot parashikoh­et një tjetër xhiro kontrolli porsa të zbarkojnë në Gjermani), së bashku me skuadrën dhe stafin teknik. Pritej që pas së dielës së ndezur ( e ndjekur nga sulmet e rënda të Kontes ndaj klubit) do të kishte pasur menjëherë një takim trajner- klub, por për momentin takimi mbetet i ngrirë, ndoshta pikërisht sepse përpara është një sfidë thelbësore europiane për t'u luajtur.

PALËT SHUMË LARG - Palët për momentin janë shumë larg dhe aroma e "divorcit" është e fortë: Interi dëshiron që Konte të mos ketë më shpërthime të tilla; trajneri vetë do të vendosë disa kushte për të qëndruar zikaltër. Në sfond ndodhet që tani Masimilian­o Alegri, i preferuari i Marotës në rast krisjeje përfundimt­are. Liga e Europës do të jetë një udhëkryq thelbësor, por ndoshta jo vendimtar: edhe fitorja e Kupës ndoshta nuk do të mjaftojë për të afruar palët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania