Panorama (Albania)

PAOK refuzon Mainxin, ja plani i ekipit grek për Enea Mihajn

-

Enea Mihaj është një nga mbrojtësit me shumë të ardhme. I tillë është cilësimi që kanë bërë në Kombëtaren shqiptare kur e bindën të vishet kuqezi, por mbi të gjitha, edhe skuadrat greke. Qendërmbro­jtësi kuqezi së fundmi ka përfunduar në radarët e ekipeve gjermane, por edhe atyre holandeze. Të gjendur nën presionin e skuadrave të huaja që duan shërbimet e tij, drejtuesit e PAOK- ut kanë bërë edhe planin se çfarë do të bëjnë me të ardhmen e qendërmbro­jtësit kuqezi. Nga ajo që bëhet me dije në mediat greke, në adresë të shërbimeve të Enea Mihajt ka pasur një ofertë konkrete nga skuadra e Mainxit, për të cilën PAOK ka refuzuar të thotë "po". Momentalis­ht, ekipet gjermane janë në avantazh me ofertat e tyre, teksa edhe Mainx kishte ofruar mundësinë e marrjes në huazim me opsione blerjeje. Mirëpo kjo mënyrë transferim­i është refuzuar nga grekët. Mediat helene kanë bërë me dije se skuadra greke e ka në plane shqiptarin dhe momentalis­ht mendon vetëm të ketë një transferim për të që mund t'i japë hapësira dhe shanse që të luajë dhe të rritet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania