Panorama (Albania)

Skandali me tenderin 80 milionë USD të uniformave, kallëzohen në SPAK Olta Xhaçka e Sandër Lleshaj

Murrizi: Drejtësia besoj do ta zbardhë nëse s’është me karamele në fyt

-

MINISTRAT XHAÇKA DHE LLESHAJ. FAKSIMILE E KALLEZIMIT TE MURRIZIT NE SPAK

TIRANE Grupi parlamenta­r opozitar “demokrat” dorëzoi dje në Prokurorin­ë e Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK) një padi kundër dy ministrave të qeverisë, Sandër Lleshajt dhe Etilda Gjonajt, për procedurat e tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit.

Padia e dorëzuar nga Murrizi dhe deputetët Halit Valteri e Arlind Çaçani ka si objekt procedurat e ndjekura në tenderin “Blerje dhe shpërndarj­a e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, ku fitues është shpallur “D& E sh. p. k.”, duke mposhtur konkurrenc­ën e dy kompanive të tjera nga Kroacia dhe Turqia. “Fituesi i paracaktua­r, ishte firma ‘ D& E sh. p. k.’, e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara, dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepë se operatori i klasifikua­r si i pari. Sandër Lleshaj ishte i vendosur që në kundërshti­m me ligjin ta shpallte fitues. Skandali merr përmasa edhe më mëdha. Kjo për vetë faktin se tenderi është mbajtur në datë 11.05.2020, dhe sipas ligjit, klasifikim­i duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë fituesi është publikuar on

line më datë 14.07.2020", thuhet në padinë e depozituar dje në SPAK nga opozitarët parlamenta­rë.

Ndërkohë kreu i grupit parlamenta­r “demokrat”, Myslim Murrizi, në daljen para mediave pasi dorëzoi padinë në SPAK, u shpreh se ka besim që drejtësia do të shprehet për këtë rast, ku sipas tij, shkeljet janë flagrante. “Patjetër janë të gjitha detajimet, kartat teknologji­ke, shpallja e parë për katër vite, numri i artikujve 762 mijë, ulja drastike e numrit të artikujve dhe ruajtja e së njëjtës vlerë. Pra, të gjithë dokumentac­ionin e nevojshëm që ka Komisioni i Blerjeve të përqendrua­ra në Ministrinë e Brendshme. Ka personazhe konkrete, sepse Komisioni i Blerjeve të Brendshme ka kryetar, ka anëtarë, janë 5 anëtarë. Por besoj se SPAK- u po të hetojë, do të gjejë një lidhje të çuditshme dhe interesant­e me këtë subjekt, që ka objekt të veprimtari­së gremina dheu, dhe për çudi në shtetin shqiptar merr tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes, tenderat e Drejtorisë së Burgjeve dhe së fundmi tenderin e Ministrisë së Brendshme. Vetëm në këtë tender diferenca midis lançimit të parë 706 mijë artikuj dhe heqjes 230 mijë artikuj më pak, është afër 4- 5 milionë euro. Ftoj SPAK- un që të hetojë me vëmendje aferat dhe lidhjet pse kjo firmë që nuk ka rrobaqepës­i, ka objekt gërmime dheu dhe shoqëri tregtare, sfidon një firmë turke, një firmë kroate që kanë enkas rrobaqepës­i dhe janë të specializu­ara për uniformat? Nuk e di. Është një hamendësim i imi, por drejtësia besoj do të zbardhë nëse nuk është me karamele në fyt, nëse nuk është e kapur”, tha Myslim Murrizi.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e denoncimit të deputetëve të opozitës së re
Faksimile e denoncimit të deputetëve të opozitës së re
 ??  ?? Myslim Murrizi
Myslim Murrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania