Panorama (Albania)

“Debati me Ramiz Alinë: Kadare është dezertor. E përkëdhelë­m, ja shpërblimi”

"Pastërnaku dhe Shollohovi i qëndruan besnikë gjithë jetën Partisë Komuniste dhe Stalinit. Ky i yni është tradhtar"

-

Ishte një bisedë e gjatë ajo e 24 tetorit të vitit 1990, në zyrën e Ramiz Alisë. Një natë më parë kishin mësuar lajmin e bujshëm se shkrimtari Ismail Kadare kishte kërkuar azil politik në Francë. Ndonëse ai kishte qenë i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit për vite, ikja e tij erdhi tërësisht e papritur për udhëheqjen e lartë komuniste. Duhej mbajtur një qëndrim, por me ndryshimet kushtetues­e nuk ishte më aq e thjeshtë të dënoje dikë si "armik" apo "tradhtar", sepse kishte shkelur kufirin apo se nuk ishte kthyer nga shërbimi. Në librin e tij "Dritëhijet e kohës", ish- kreu i Hetuesisë së

Përgjithsh­me gjatë dekadës së fundit të diktaturës, Qemal Lame, dëshmon për një takim të gjatë me kreun e shtetit, Ramiz Alia. Ky i fundit, sipas Lames, ngulte këmbë në dënimin e Kadaresë si "tradhtar", ndërkohë që kryehetues­i u përpoq që ta bindte për të kundërtën, duke argumentua­r me fakte dhe mbështetur mbi ligj se kjo ishte e pamundur dhe një veprim i tillë jo vetëm do të ishte antiligjor, por me pasoja të mëdha në jetën politike të vendit, por edhe në arenën ndërkombët­are, ku Ismail Kadare ishte i njohur tashmë.

 ??  ??
 ??  ?? Ismail Kadare Qemal Lame
Ismail Kadare Qemal Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania