Panorama (Albania)

Sokol Sanxhaktar­i, paprekshmi” Elbasanit

-

Sokol Sanxhaktar­i, dhëndri i ish- kryebashki­akut të Elbasanit Qazim Sejdini, është një personazh i njohur për drejtësinë. Sanxhaktar­i është akuzuar se ka kryer një sërë veprash penale, por me sa duket, gjithmonë i ka shpëtuar drejtësisë. Ndërkohë, Sanxhaktar­i njihet edhe si miku i afërt i Sokol Çelës, ky i fundit i akuzuar si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip "Audi A8" goditi makinën e patrullës së Policisë, brenda të cilit ishte ish- zv. drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi. Po ashtu, mbetur vetëm në "thashethem­et" mediatike dhe akuzat politike të opozitës shqiptare, dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktar­i, dyshohet se është i përfshirë në grupin kriminal të "Bandës së Çelës". Ai është arrestuar disa herë, por gjithnjë ia ka dalë të rifitojë lirinë, duke i shpëtuar drejtësisë me dënime qesharake. Zakonisht ndodhte që viktimat të tërhiqeshi­n nga akuzat që ngrinin ndaj Sanxhaktar­it, ose prokurori detyrohej të largohej nga çështja e hetimit, ose Policia shpallej nga gjykata në tejkalim kompetenca­sh, sepse kishte shoqëruar dhëndrin e kryetarit të Bashkisë. Në janar të vitit 2016 Sokol Sanxhaktar­i i shkruan drejtuesit të prokuroris­ë Elbasan, Besnik Cani, që të zëvendësoj­ë prokuroren e çështjes, Erinda Lamkën. Në letrën e shkruar, 34- vjeçari aludonte se akuzat i ishin ngritur për shkak të lidhjes që ai kishte me ish- kryetarin e Bashkisë së Elbasanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania