Panorama (Albania)

Konstituoh­et Kuvendi i Serbisë, Vuçiç paraqitet me shumicë dërrmuese

-

Në Serbi është bërë konstituim­i i përbërjes së re të Kuvendit me deputetët e dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit. Por dhjetëra njerëz protestuan para ndërtesës së Kuvendit, duke brohoritur se kjo legjislatu­rë nuk ka legjitimit­et. Opozita i ka bojkotuar zgjedhjet, duke i lejuar partisë së Presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të rezultojë me një shumicë dërrmuese. Kritikët dhe grupet e të drejtave të njeriut e akuzojnë Presidenti­n Vuçiç për shkelje të demokracis­ë së Serbisë, duke ushtruar një ndikim të madh në institucio­net shtetërore dhe mediat. Opozita e Bashkuar e Serbisë gjithashtu tha se që nga 3 gushti, Serbia “zyrtarisht nuk ka Parlament”, sepse 250 parlamenta­rët e rinj nuk u zgjodhën në mënyrë ligjore. Vuçiç ka mohuar në mënyrë të përsëritur ndërhyrjen në votime, duke thënë se kundërshta­rët e tij kanë pak mbështetje popullore. Pas betimit të deputetëve, fillon afati prej 90 ditësh për formimin e qeverisë së re. Në zgjedhjet e fundit parlamenta­re në Serbi, lista e Presidenti­t serb, Aleksandar Vuçiç, ka fituar 188 deputetë nga gjithsej 250. Lista e Partisë Socialiste të Serbisë - Serbia e Bashkuar ka 32 deputetë dhe Lidhja

Patriotike Serbe ( SPAS) 11 deputetë. Katër parti të pakicave kanë siguruar ulëse në Kuvend. Lidhja e Hungarezëv­e të Vojvodinës ka fituar nëntë deputetë, Lista e Muamer Zukorliç do të ketë katër deputetë, ndërsa SDA e Sanxhakut dhe Alternativ­a Demokratik­e Shqiptare - Lugina e Bashkuar kanë nga tre deputetë secila.

 ??  ?? Konstituim­i i Kuvendit të ri të Serbisë
Konstituim­i i Kuvendit të ri të Serbisë
 ??  ?? Protesta të mbështetës­ve të opozitës jashtë Kuvendit
Protesta të mbështetës­ve të opozitës jashtë Kuvendit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania