Panorama (Albania) : 2020-08-04

SOCIALE : 15 : 15

SOCIALE

PANORAMA 15 4 2020 E MARTE GUSHT K O M P E N S I M I I P R O N AV E F O N D I PROCEDURAT DHE SKEMAT E KOMPENSIMI­T TË PRONARËVE • PRIORITETI I MËNYRAVE TË KOMPENSIMI­T PËRCAKTOHE­T SIPAS RENDIT TË MËPOSHTËM: a) kompensim fizik në ish- pronën e subjektit të shpronësua­r; b) kompensim fizik nga fondi i tokës; c) kompensim financiar. • KOMPENSIMI FIZIK NË PRONËN E NJOHUR ATP- ja fillon procedurën e kompensimi­t, duke i dhënë përparësi kompensimi­t fizik në pronën e subjektit të shpronësua­r. Vetëm në rastet kur kjo nuk është e mundur, ATP- ja kalon në format e tjera të kompensimi­t. Kur prona konsideroh­et e zënë, në kuptim të ligjit nr. 133/ 2015, ATP- ja nuk procedon me kompensim fizik mbi këtë pronë, por me një nga mënyrat e tjera të kompensimi­t. • KOMPENSIM FINANCIAR DHE KOMPENSIM FIZIK Në të gjitha rastet kur subjekti nuk përfiton kompensim fizik, sipas shkronjës "a", të pikës 16/ 2, dhe ka një vendim përfundimt­ar, të vlerësuar financiari­sht, përfiton kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimi­t, deri në 20 % të vlerës totale të kompensimi­t financiar, por jo më shumë se 10 000 000 ( dhjetë milionë) lekë, sipas shkronjës "a", të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr. 133/ 2015, dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar kompensohe­t fizikisht nga fondi i tokës. Ngadalësim­i ekonomik dhe kriza në buxhet ka bërë që qeveria të vërë dorë në fondin e adresuar për kompensimi­n e pronarëve. • ANKANDI Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimt­ar, i cili ka njohur të drejtën për kompensim pavarësish­t rendit kronologji­k, kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand, nëse ata shprehin vullnetin me anë të kërkesës për të përfituar kompensim fizik nga fondi i tokës. Edhe pse në buxhet ishin parashikua­r 4.5 miliardë lekë apo rreth 45 milionë dollarë, deri në fund të vitit do të ndahen 40 milionë dollarë, pra, 5 milionë dollarë më pak. Ndërkohë, për tri vitet e ardhshme është parashikua­r në total një fond prej 150 milionë dollarësh. • KOMPENSIMI FIZIK ME FONDIN E TOKËS ATP- ja procedon me kompensim sipas parashikim­eve të këtij kreu, vetëm pasi ka përfunduar procedurat e kompensimi­t fizik mbi pronën e njohur dhe subjekti nuk ka bërë aplikim për ankand. Subjektet mund të paraqesin kërkesë për t'u trajtuar me kompensim fizik nga fondi i tokës. • KOMPENSIMI FINANCIAR ATP- ja kryen kompensimi­n financiar të subjektit pasi janë ezauruar të gjitha mundësitë sipas rendit të përcaktuar dhe kur nuk janë paraqitur kërkesa të veçanta sipas krerëve IV e V, të këtij vendimi. DOKUMENTI Referuar "Kuadrit makroekono­mik 2020- 2023", botuar edhe në Fletoren Zyrtare për vitin që vjen, janë parashikua­r në adresë të pronarëve 5 miliardë lekë ose 50 milionë dollarë. E njëjta shumë do të jetë edhe për 2 vitet në vijim, pra, vitin 2022 dhe 2023. Përfundimi i vlerësimit financiar për rreth 25 mijë vendime të formës së prerë u jep mundësi të gjithë atyre që janë njohur me masën e përfitimit, të paraqiten në agjenci për të aplikuar. Përveç kompensimi­t në pronën e njohur, pronarët mund të zgjedhin pjesëmarrj­en në ankand, kompensimi­n nga fondi i tokës që ATP disponon, kompensim financiar e fizik njëherazi apo pagesën me këste përgjatë 10 viteve. Me ndryshimet e bëra, pronarëve u lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht. Por, për kompensimi­n në të holla është vendosur një prag, çka do të thotë se ata mund të marrin 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të rinj. Për pjesën e mbetur do të kompensohe­n nga fondi i tokës. Por pavarësish­t apelit të vazhdueshë­m, numri i aplikimeve në ATP vijon të mbetet i ulët. Kjo sa prej pakënaqësi­së nga skema e re, aq edhe prej vështirësi­ve të hasura në mbledhjen e dokumentac­ionit të nevojshëm. Mbi bazën e procedurav­e në fuqi, gjatë dorëzimit të kërkesës nga pronarët kërkohet po ashtu konfirmi- • KOMPENSIMI ME KËRKESË TË VEÇANTË Aplikimi me kërkesë të veçantë u jep mundësi pronarëve të trajtohen financiari­sht përmes një kërkese të paraqitur nga ana e tyre për të përfituar 20% të shumës brenda 1 viti, 30% brenda 3 vitesh dhe 40% brenda 5 vitesh, duke hequr dorë nga pjesa tjetër e kompensimi­t. Skema e pagesës me këste për pronarët është 80 milionë lekë, pronarët s'mund të marrin më marrin më pak se 8 milionë lekë. Skema e pagesës më këste për pronarët u jep mundësi pronarëve të trajtohen financiari­sht përmes një kërkese të paraqitur nga ana e tyre për të përfituar deri në 40 për qind të vlerës së kompensimi­t dhe për të hequr dorë nga pjesa e mbetur. Konkretish­t, pronarët kanë të drejtë të marrin 20% të shumës brenda 1 viti, 30% brenda 3 vitesh dhe 40% brenda 5 vitesh, duke hequr dorë nga pjesa tjetër e kompensimi­t, pra pavarësish­t nëse vendimi është i ri në kohë, pavarësish­t llojit të pasurisë së njohur dhe pavarësish­t se sa arrin vlera e kompensimi­t, pronarët trajtohen financiari­sht sipas kërkesës për 1, 3 apo 5 vite. Trajtimi i pronarëve me anë të kësaj skeme kompensimi bënë që të shpenzohen shumë herë më pak para në raport me koston reale që do të kishte ky proces nëse pronarët do të merrnin të plotë kompensimi­n. VLERËSIMI Kujtojmë që vlerësimi i kryer me skemën e re, ku si bazë shërbeu zëri kadastral i origjinës së pronës, penalizoi jo pak prej këtyre familjeve, duke i skeduar si të kompensuar­a. Në raportin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë, vihet në dukje se në përfundim të vlerësimit financiar për më shumë se 21 mijë dosje, fatura e dalë është rreth 100 miliardë lekë ose thënë ndryshe 1 miliard dollarë. Nga aplikimi i formulës së re, 3721 pronarë u konsiderua­n të kompensuar, me një vlerë rreth 127 miliardë lekë. "Në periudhën janar- gusht kanë përfunduar së vlerësuari gjithsej 25,968 vendime përfundimt­are për kompensim të viteve 1993- 2013, vlerësim prej të cilit rezultuan të dhënat si më poshtë: 21,429 vendime u vlerësuan financiari­sht me një vlerë prej 100,655,738,106 lekësh, vlerë e cila pritet të ndryshojë, pasi ATP- ja është në pritje të përfundimi­t të ankimeve nga subjektet në bazë të afateve ligjore. Së dyti, 3721 vendime konsideroh­en të kompensuar­a", thuhet në raport. 40 150 MILIONE MILIONE dollarë është fondi i vënë në dispozicio­n këtë vit për kompensimi­n e pronarëve. Në buxhet, këtë vit ishin parashikua­r 4.5 miliardë lekë ose rreth 45 milionë dollarë, por, me sa duket, qeveria e zënë ngushtë nga kriza, ka vendosur të reduktojë fondin në 40 milionë dollarë dollarë është fondi që do të alokohet nga buxheti i shtetit për 3 vitet e ardhshme për skemën e kompensimi­t të pronarëve. Përfundimi i vlerësimit financiar për rreth 25 mijë vendime të formës së prerë iu jep mundësi të gjithë atyre që janë njohur me masën e përfitimit, të paraqiten në agjenci për të aplikuar mi nga Kadastra përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s, dëshmi trashëgimi­e nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve, prokurë, numër llogarie dhe dokument identifiki­mi. Nga ana tjetër, për të vërtetuar nëse një vendim është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, nuk nevojitet shkresë zyrtare, mjafton vetëm një deklaratë noteriale, e cila do të ketë të njëjtin funksion. Nga ana tjetër, as për faktin nëse është përfituar tokë me 7501 nuk duhet më vërtetim, por vetëm deklaratë noteriale. imal, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që në asnjë rast të mos marrin më pak se 10 për qind të vlerës që prona e tyre ka sot në treg. Ndërsa e ka konsiderua­r jo arbitrare formulën e re dhe vlerësimin mbi bazën e zërit kadastral të origjinës së pronës, Gjykata argumenton se vendosja e pragut 10 për qind mund të konsideroh­et e arsyeshme nisur edhe nga pritshmëri­të e pronarëve për të marrë kompensim në çmim tregu. "Për të parandalua­r një ngarkesë ekstreme mbi ish- pronarët në përgjithës­i dhe kërkuesve në veçanti, mjeti mund të konsideroh­et efikas në masën që shuma në total e kompensimi­t, pavarësish­t formës së kompensimi­t, shkon në të paktën 10% të vlerës, për të cilën i është dhënë e drejta kërkuesit nëse vlerësimi financiar të kryhej duke iu referuar kategorisë aktuale kadastrale të pronës së shpronësua­r", thuhet në vendim. Konkretish­t, nëse vlera e një prone sot në treg KUSHTI Vendimi i fundit i Gjykatës së Strasburgu­t, edhe pse nuk është 100 për qind në favorin e pronarëve, iu jep mundësi këtyre të fundit të përfitojnë më tepër. Me anë të vendimit të datës 7 maj të këtij viti "Beshiri dhe të tjerë kundër Shqipërisë" Strasburgu kërkoi nga qeveria caktimin e një pragu min- PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.