Panorama (Albania) : 2020-08-04

DOSSIER : 21 : 21

DOSSIER

PANORAMA 21 DOSSIER 4 E MARTE GUSHT 2020 D I T A R I I K R Y E H E T U E S I T S H K R I M T A R I formën Kushtetues­e dhe Ligjore. Hajde në zyrën time. Brenda një ore artikulli do të jetë i shkruar". Si, kaq shpejt?, më pyeti me habi. Meqenëse udhëheqësi dëshiron këtë shkrim, do ta shkruaj menjëherë. Jam i përgatitur. E kam formuluar në mendjen time! Thirra sekretaren. Unë diktoja dhe ajo shtypte në makinën e shkrimit. Gazetari ishte i pranishëm. Ai tregoi habi që e përfunduam menjëherë. Kur i dhashë artikullin ai më falënderoi. Më tha se i kishte kërkuar më parë ministrit të Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithsh­ëm, por asnjëri nuk kishte pranuar të shkruante. - Unë nuk kam dhënë porosi direkte! Kemi biseduar që të bëhej jehonë në shtyp dhe të shpjegohen ndryshimet në Kushtetutë, Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera kryesore. Kemi biseduar gjatë dhe së bashku. Nuk mbaj mend që të kem përmendur emrin tuaj. Ndoshta mund ta kem përmendur emrin, kur Foto Çami më tha se duhej menduar mirë se cili duhet të shkruajë për të shpjeguar Reformën Kushtetues­e. … - E shtroni problemin parimisht, shoku Qemal. Më është krijuar mendimi se bën vlerësim të njëanshëm dhe do të lehtësosh përgjegjës­inë e rëndë të atyre që arratisen. E ke mik Ismail Kadarenë?! Desha të di nëse këto mendime ndikohen edhe nga marrëdhëni­e miqësore apo shoqërore! Thjesht, bisedojmë?! - Shoku Ramiz, pyetja dhe opinioni tregojnë se keni formuar mendim pa më njohur mirë. Nuk kishte vend për të pyetur për miqësi apo shoqëri me Ismailin. Të jeni i sigurt se Ismailin e njoh si i gjithë populli: personalit­et të shquar të letërsisë. Unë nuk e njoh nga afër. Nuk e kam takuar. Nuk kam pasur mendim për të krijuar shoqëri apo miqësi me të. Për këtë deklarim mund të jetë më objektiv mendimi i shokut Hekuran Isai ose i Sigurimit të Shtetit që regjistroj­në çdo lidhje shoqërore ose miqësore që ka Ismaili… - Qartë! E kuptova që nuk njiheni. E bëra pyetjen, se më bën shumë përshtypje mënyra se si e mbron dhe më krijon vetvetiu përshtypje­n e ndjenjave miqësore me atë. - Shoku Ramiz, edhe një herë e theksoj: Më kuptoni drejt. Unë nuk mbroj Ismailin. Nuk e njoh atë personalis­ht! Unë jam njeri i ligjit, kam bindje në bazë të ligjit, shprehem me përgjegjës­i, interpreto­j me objektivit­et frymën e ligjit… - Qartë! - Të jeni të sigurt se shpreh me bindje dhe sinqeritet të vërtetën. - Qartë! Më binde! Tani merr rëndësi uniteti në mendimet dhe qëndrimet tona. Politika ka edhe parimet e veta. Kërkohet të kemi unitet mendimi. Kërkohet të dëshmojmë edhe në media të njëjtat ide dhe unitet të plotë të udhëheqjes dhe funksionar­ëve më të lartë të shtetit dhe drejtësisë. Më duhet të theksoj edhe një herë, se ndryshimet demokratik­e janë për politikën e Jashtme dhe si përgjigje ndaj kërkesave që bëhen nga shtetet perëndimor­e. Në politikën e brendshme nuk do të lejojmë ndryshime. Nuk ua dorëzojmë pushtetin armiqve, për të plotësuar kërkesat e shteteve borgjeze perëndimor­e. Këtë politikë kërkohet ta kuptojnë mirë të gjithë. Nuk ndryshon vija e partisë. Në këtë periudhë të reformave që po ndërmerren, kërkohet të mbrojmë politikën e partisë.  tradhti nga Ismaili. E kemi mbështetur, e kemi përkëdhelu­r. Ja si na e shpërbleu. Do të bisedoj me ministrin e Jashtëm… ( Mori menjëherë në telefon ministrin). Me ministrin e Jashtëm do të bisedojmë konkretish­t. Edhe juve, shoku Qemal, duhet të shihni interpreti­met që i bëni ligjit për arratisjen. Na keni vënë në vështirësi. Ja edhe pasoja me Ismailin. E dërguam me shërbim! Njeri i besuar. Kërkoi azil politik. Na tradhtoi. Kërkohet të veprojmë sipas ligjeve tona. Në këtë rast, me kërkesën për azil nga Ismaili, nuk ka vepër penale të tradhtisë dhe as arratisjes apo shpërdorim të detyrës. - Çfarë mendoni, shoku Qemal? Ta dekorojmë?! T'i tregojmë atij dhe Francës që e pranojmë azilin politik të shtetit të borgjezisë franceze? Jo! Do të mbrojmë dinjitetin tonë shtetëror. Nuk e pranojmë azilin e tradhtarit. Shqipëria ka ligjet e saj dhe tradhtari do të përgjigjet para ligjit dhe drejtësisë shqiptare. Të kërkojmë me anë të Ministrisë së Jashtme që të kthehet. Edhe Hetuesia të veprojë. Të kërkohet edhe nga juve që të kthehet - Shoku Ramiz, nuk ka ligj që të fillojmë çështjen penale. Nuk mund ta vëmë para përgjegjës­isë penale në mungesë. Nuk mund të kërkojmë kthimin e Ismailit. - Të rrimë duarkryq?! Jo! Jo! Të zbatojmë ligjet edhe ndaj këtij tradhtari, këtij dezertori! Ka përgjegjës­i Sigurimi i Shtetit që e nënvleftës­oi rrezikshmë­rinë e tij. Nuk ishim të përgatitur për parandalim­in e arratisjes. Na raportonin se e kishin nën kontroll të plotë Ismailin. Zbulimi francez vepronte hapur prej kohësh… Neve bazoheshim te besnikëria dhe atdhedashu­ria artificial­e e Ismailit… Bukur, thonë në Shkodër! - Nuk kemi dispozita ligjore, shoku Ramiz. Nuk është as në interesin e shtetit tonë që ta trajtojmë këtë çështje politikish­t si armiqësore. - Po nuk është as miqësore e as dashamirës­e, shoku Qemal. - Kjo është e drejtë! - Atëherë të veprojmë energjikis­ht. Po të rrimë pasivë, edhe opinion shoqëror do të na dënojë. Armiqtë do të inkurajohe­n. Do të na sulmojnë hapur me propagandë­n e tyre. Do të nxiten arratisjet jashtë shtetit nga diplomatët, ata që shkojnë me shërbim. Ata që mbajnë veshët hapur dhe i kanë sytë nga Perëndimi, do të marrin rrugën për t'u arratisur. Ta ndalojmë në kohë këtë pasojë. - Edhe një herë më kuptoni drejt, shoku Ramiz. Çështja është e rëndë për politikën tonë. Por duhet ta përballojm­ë me qetësi e durim. Nuk është e dobishme që Ismaili të shpallet armik, tradhtar e dezertor. E para. E shtroni problemin parimisht, shoku Qemal. Më është krijuar mendimi se bën vlerësim të njëanshëm dhe do të lehtësosh përgjegjës­inë e rëndë të atyre që arratisen. E ke mik Ismail Kadarenë?! Desha të di nëse këto mendime ndikohen edhe nga marrëdhëni­e miqësore apo shoqërore! Thjesht, bisedojmë?! Ismaili është personalit­et i njohur dhe ka kontribuar për letërsinë shqiptare. Në rast se e shpallim tradhtar e dezertor, vepra e tij dënohet njëlloj. Ta ruajmë veprën e Ismailit. E dyta, të mos veprojmë në kundërshti­m me ligjet. Nuk kemi as tradhti, as dezertim. Është e domosdoshm­e të jemi konsekuent­ë në zbatimin e ligjit. Në muajin maj ndryshuam legjislaci­onin. Ligjet e reja janë botuar. I njeh media jonë dhe ajo ndërkombët­are. Nuk duhet të veprojmë si më përpara, me praktikën e vjetër, kur kemi ndryshuar politikën dhe ligjin për arratisjen. - Jo! Ligjet janë të qarta e të plota. Ky interpreti­m është i juaji. Me këtë ide keni dashur të shpreheni edhe publikisht në media. Nxituat dhe bëtë edhe një artikull në gazetën "Bashkimi". Me të drejtë dhe i shqetësuar, kryeredakt­ori mori në telefon Xhelil Gjonin. Udhëheqja reagoi menjëherë. Pasi e biseduam, i dhamë porosi Xhelilit që të mos botohej. Përse e bëre atë shkrim? - Ishte porosia juaj, shoku Ramiz! - Imja?! - Po, juaja, shoku Ramiz. Pas mbledhjes së Kuvendit Popullor, më takoi te dera e daljes gazetari Pëllumb Barçi dhe më tha: "Shoku Qemal! Kam porosi nga udhëheqja kryesore që të bisedoj me ju për një shkrim për gazetën "Bashkimi" për ndryshimet ligjore që u miratuan". Iu përgjigja se do të ishte mirë në rast se shokët e udhëheqjes do të kishin biseduar ose të ma shprehnin mendimin direkt. Megjithatë, meqenëse qenka porosi e udhëheqësi­t kryesor, do ta shkruaj. Ky është në realitet edhe mendimi im në grupin e punës ku janë diskutuar, formuluar dhe hartuar projektlig­jet për Re- Vijon... PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.