Panorama (Albania)

BE: Në negociatat tona nuk ka vend për përfaqësue­s nga SHBA

Stano: I mirëpresim iniciativa­t nga SHBA, i kemi partnerë

- Zoran Zaev

Në negociatat që drejton Brukseli nuk do të ketë një karrige për ndonjë përfaqësue­s amerikan, siç kërkoi më përulje në SHBA një ditë më parë koordinato­ri i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni.

Nga Bashkimi Europian u shprehën se SHBA- të janë partner i rëndësishë­m dhe se kanë komunikim e synime të përbashkët­a për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe dialogun Kosovë- Serbi. Por zyrtarët e BE- së lanë të kuptohet se nuk do të kenë një negociator amerikan në seancat e tyre. Që pas emërimit në pozitën e koordinato­rit për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni ka takuar përfaqësue­s të lartë të BE- së, të cilët e kanë rifilluar dialogun e bllokuar për 20 muaj. Të hënën, në Uashington, ku u takua me Përfaqësue­sin Special të SHBA- së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i deleguari i qeverisë së Kosovës ka kërkuar që edhe SHBA të jetë e pranishme e përhershme në tryezën e dialogun të Brukselit. Ai dje ka biseduar edhe me emisarin e Presidenti­t Trump për dialogun, Richard Grenell, i cili e siguroi se mbetet thellësish­t i anagazhuar. Por, në Bruksel, zëdhënësi i BE- së, Peter Stano, tha se pjesëmarrë­sit e vetëm në tryezën e dialogut janë përfaqësue­sit e Kosovës dhe Serbisë, të cilët priten nga Miroslav Lajçak dhe Joseph Borell.

“Rruga drejt Bashkimit Europian për Kosovën ( gjithashtu edhe për Serbinë) kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE. BE, si lehtësuese e dialogut, punon që nga viti 2011 me Beogradin dhe Prishtinën drejt një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse për normalizim të raporteve. Pjesëmarrë­sit e dialogut janë përfaqësue­sit e Kosovës dhe Serbisë dhe ata priten nga Përfaqësue­si i Lartë i BE- së, Joseph Borell, dhe Përfaqësue­si Special, Miroslav Lajçak”, ishte përgjigjja e Stanos në “Express”. Por, pasi sqaroi se kush drejton dhe kush ulet në tryezë, Stano tha se mirëpresin iniciativa­t në përkrahje të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe thekson se për dialogun Kosovë- Serbi kanë bashkëpuni­m me partnerët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se Uashington­i e Brukseli kanë të njëjtat qëllime për rajonin. “Kur bëhet fjalë për përfshirje­n e palëve të treta në përpjekjet për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për t’u pajtuar për një normalizim gjithëpërf­shirës të raporteve të tyre, ne mirëpresim të gjithë iniciativa­t në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE- ja. Për BE- në, SHBA- ja është një partner i rëndësishë­m. Ne kemi të njëjtat synime për rajonin dhe mbështetja e SHBA- së që ofrohet për dialogun e lehtësuar nga BE është e mirëseardh­ur dhe ne komunikojm­ë me partnerët tonë nga SHBA gjithashtu edhe për këtë çështje”, ka sqaruar Stano.

 ??  ?? Nga takimi i 16 korrikut Kosovë- Serbi
Nga takimi i 16 korrikut Kosovë- Serbi
 ??  ?? Richard Grenell e Skënder Hyseni, gjatë takimit në Uashington
Richard Grenell e Skënder Hyseni, gjatë takimit në Uashington
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania