Panorama (Albania)

Konte, përtej polemikave: Tani të fitojmë në Europë

"Me Getafen ndeshje e pistë, ta tregojmë se e meritojmë"

-

Pas kampionati­t të mbyllur në vendin e dytë dhe deklaratav­e që janë ndezur ditët e fundit në ambientet e Interit, Antonio Konte duhet të përballet me Getafen në 1/ 8- at e Ligës së Europës, pengesa e parë drejt finales.

"Për ne është një kompeticio­n i rëndësishë­m dhe triumfi do të na nevojitej për procesin e rritjes, - ka komentuar trajneri në konferencë­n për shtyp të zhvilluar në "Arena AufShalke" të Gelsenkirs­henit. - Duam të japim gjithçka dhe të mos kemi pengje, por nuk është një kundërshta­r i lehtë".

Sa vlen Liga e Europës për Antonio Konten?

Nuk ka rëndësi nëse është për mua. Është një kompeticio­n i rëndësishë­m për të gjithë ne, veçanërish­t për Interin. Po flasim me "ne" dhe jo me "unë". Duhet të tregohemi të zotë të kërkojmë maksimumin pa pasur pengje. Nuk e dimë ku do të arrijmë me maksimumin, por e rëndësishm­e siç thashë është të mos kemi pengje.

Sa presion keni mbi vete?

Po flasim për skuadrën, Interin, ne. Presioni është ai i duhuri, ai që kishim edhe për të përfunduar në mënyrën më të mirë kampionati­n, pavarësish­t se e fitoi dikush tjetër. Kemi nisur t'i bëjmë ballë presionit për të rikuperuar disa pozicione në klasifikim dhe për t'i mbajtur. Ndaj jam shumë i lumtur, uroj që nesër ( sot) të hedhim një hap tjetër përpara, përtej rezultatit.

Interi, në çfarë niveli ndodhet krahasuar me pritshmëri­të tuaja?

Mendoj se në fund skuadra mori pikët që meritoi, zhvilluam një kampionat të mirë, me progres të rëndësishë­m në të gjitha pikëpamjet dhe tani jemi në lojë në këtë kompeticio­n.

Çfarë kundërshta­ri është Getafe?

Ne jemi gati, e dimë që do të jetë një ndeshje e ndërlikuar ndaj një kundërshta­ri të vështirë. Mund të jetë një sfidë e pistë, por skuadra ka arritur pjekurinë e duhur për t'u përballur me këto situata. E kemi studiuar shumë Getafen që edhe kundër të mëdhave spanjolle ka bërë ndeshje pak spektakola­re, por në të cilat kundërshta­rët kanë vuajtur. Luajnë me topa të gjatë dhe sponde. Duhet të tregojmë se e meritojmë ta kalojmë fazën.

Rritja juaj kalon nga kjo fitore?

Të fitosh ndihmon të fitohet, sepse sukseset rrisin vetëbesimi­n dhe bindjen e të japin autoritet. Nuk është asnjëherë e lehtë. Ky është një kompeticio­n i rëndësishë­m për ne dhe një triumf final do të ishte me siguri i dobishëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania