Panorama (Albania)

NE GJITHE VENDIN Legalizime­t, emrat e rinj që marrin tapinë

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë, Kadastra ka dy muaj kohë që të bëjë regjistrim­in e këtyre pasurive. Përfituesi­t në Tiranë dhe në rrethe

- TIRANE

Zyrtarizoh­et lista e përfituesv­e të tapisë në Tiranë dhe rrethe.

Një ditë më parë është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i fundit i qeverisë "Për kompensimi­n financiar të pasurive të paluajtshm­e që preken nga ndërtimet e palegalizu­ara". Në këtë vendim, krahas pronarëve që do të marrin paratë e kompensimi­n për tokën që u është zënë nga ndërtimet pa leje, janë edhe emrat e qytetarëve që do të pajisen me dokument pronësie.

LEGALIZIME­T Gazeta boton sot listën me 260 përfituesi­t, për të cilët do të nisin procedurat e regjistrim­it dhe të pajisjes me tapi. "Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Vlorë, Tiranë Veri, Shkodër, Tiranë Jug, Lushnjë, Kamzë- Vorë, Elbasan,

Kukës, Kavajë, Tiranë Rurale 1, Durrës, Gjirokastë­r, Korçë, Lezhë, Fier, Sarandë, Zonat e Stimuluara, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e", thuhet në vendimin e qeverisë. Në ligjin e ri janë përcaktuar edhe afate konkrete për përmbyllje­n e procedurav­e të legalizimi­t. Kështu, do të duhen vetëm dy muaj për t'u pajisur me certifikat­ë pronësie dhe nëse do të ketë nga ata që duan ta mbyllin këtë praktikë më shpejt, mund ta bëjnë këtë përkundrej­t një tarife shtesë. "ASHK- ja, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, ligjëson ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore, sipas gjendjes së momentit të aplikimit për ligjësim. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë përfundimi­n e procedurav­e administra­tive brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", thuhet në nenin 18. PRONARËT E TRUALLIT

Nga ana tjetër, pronarët e shpronësua­r për efekt të procesit legalizues do të marrin paratë e kompensimi­t. Vonesat e krijuara nga moslikuidi­mi i faturës nga ana e qytetarëve që janë në proces legalizimi nuk do të penalizojn­ë pronarët në marrjen e kompensimi­t. "Llogaritja e vlerës së kompensimi­t bëhet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, për llojin e pasurisë "truall". Kur mbi truallin e parcelës ndërtimore në pronësi të pronarit joposedues rëndon hipotekë, procedurat e ligjësimit dhe të miratimit të masës dhe vlerës së kompensimi­t financiar nuk pengohen", thuhet më tej në ligj. Për rastet me mbivendosj­e, vlera e kompensimi­t financiar vendoset në një llogari bankare të posaçme dhe vihet në dispozicio­n të subjektit që do të rezultojë përfitues nga vendimi gjyqësor i formës së prerë, i cili zgjidh mbivendosj­en.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania