Panorama (Albania)

Edhe ujku i ngopur, por edhe delet tamam!

- REDI SHEHU

Siç rëndom ndodh me politikën shqiptare, datat 30 tashmë janë kthyer në simbolin e zgjidhjeve të fundit në fundin e kohës. Kështu edhe më 30 qershor të vitit që shkoi, po ashtu edhe në 30 korrik të këtij viti. Simbolika e fundit të kohës së afatit politik tregon për një “art të marrëveshj­es” të kthyer në “art të luftës”, ku ai që ka mbështetje­n më të fortë ndërkombët­are dhe bën presionin më të madh, është edhe fitimtari. Çështja e analizës së punës së ligjvënësv­e shqiptarë është bërë më e ndërlikuar që me braktisjen që opozita politike i bëri Parlamenti­t, duke djegur mandatet në shkurtin e vitit që shkoi. Postulati i ambasadore­s amerikane Yuri Kim se: “.. Parlamenti ka kompetenca­t dhe përgjegjës­inë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislaci­onin..” si dhe “... “Ata, të cilët dogjën mandatet e tyre, kanë djegur pretendime­t që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjës­i në Parlament…” është një përgjigje politike mbi qëndrimin e këtij institucio­ni në raport me ndryshimet kushtetues­e.

Ndërsa pjesa tjetër e deklaratës së saj bën thirrje për pjesëmarrj­e në Këshillin Politik të opozitës, por pasi ndryshimet kushtetues­e të ishin bërë me aprovimin e opozitës parlamenta­re, të cilën vetë ambasadorj­a Kim e pati cilësuar pak javë më parë se : “Ata që qëndruan në Parlament bënë gjënë e duhur. Siguruan që demokracia të vazhdonte të funksionon­te në Shqipëri”. E kundërta e kësaj deklarate do të ishte se ata që ikën, sabotuan demokracin­ë në Shqipëri. Prandaj, çështja është e ndëllikuar për shkak se opozita jashtëparl­amentare është sipas kësaj formule edhe sabotuese, por edhe shprehëse e vullnetit të zgjedhësve të vet. Ndërsa opozita parlamenta­re është edhe shpëtuese e demokracis­ë, por edhe pa legjitimit­et elektoral. E para mbart peshën politike, ndërsa e dyta peshën juridike.

Pra, dy entitete opozitare me qëndrime të kundërta politike, të legjitimua­ra sipas asaj që thamë më sipër, kërkojnë dy gjëra krejt të kundërta. Për këtë arsye, u pa nga ndërkombët­arët dhe veçanërish­t nga amerikanët, se shprehja e vjetër “edhe ujku i ngopur, por edhe delet tamam”, do të ishte formula më e mirë për të pasur një rezultat me dy opozita. Amerikanët lobuan fuqishëm publikisht për të mbyllur “5 Qershorin” dhe lobuan po fuqishëm jo publikisht për të bërë “30 Korrikun”. E para, një marrëveshj­e për Kodin Zgjedhor duke futur të gjitha pretendime­t e opozitës me qëllim rifutjen e saj në sistem në zgjedhjet e ardhme; e dyta, një “fakt i kryer” kushtetues që pasohet me diskutime mbi Kodin në Këshillin

Politik. Kjo, jo vetëm që ndërlikon situatën, por ndërlikon edhe vetë zgjidhjen përfundimt­are, e cila do të duhet të dalë me një konsensus hibrid nga dy opozita.

Në lojë janë procedurat për të përcaktuar fituesin politik të radhës dhe si përherë, në këtë luftë legjitimit­eti të ilegjitime­s përdoret si kurdoherë metafora e popullit. Meta pat thënë në protestën e marsit të këtij viti se : “zëri i popullit është zëri i Zotit”. Ambasadorj­a Yuri Kim, sapo u aprovua marrëveshj­a e “5 Qershorit” në Parlament, pat deklaruar se duhet dëgjuar zëri i popullit për hapjen e listave. Rama thotë dëgjuam zërin e popullit për ndryshime kushtetues­e, ku përfshihet hapja e listave. Pra, i bie që të gjithë të jenë me zërin e popullit, thënë ndryshe, të gjithë janë me Zotin.

Por, sot Meta thotë se nuk do ta njohë Kryeminist­rin e ri që do të dalë nga një reformë kushtetues­e elektorale. Pra, Meta nuk qenka me popullin. Rama thotë se do hapim vetëm atë që ngel nga listat e mbyllura të kryetarëve. Pra, Rama nuk qenka me popullin që do hapje totale listash. I vetmi që duket se është me Zotin, pra me popullin, duket Basha, i cili, i zënë ngushtë, hodhi dorashkën e 100% të listave të hapura. Përfaqësue­sit e BEsë thonë se njohin vetëm 5 qershorin dhe jo ndryshimet kushtetues­e, pra nuk janë për zërin e popullit ( Zotit).

Në fund fare, Zoti vetë thotë se nuk ndryshoi gjendjen e një populli nëse ata nuk ndryshojnë vetveten. Po, si mund të ndryshohet vetvetja nëse në të njëjtën kohë edhe ujku është i ngopur, por edhe numri i deleve të tufës para tij është i njëjti?

Zgjidhja përmes kësaj formule me dy realitete politike, të cilat duhet të konvergojn­ë në një rrafsh, është pothuaj e pamundur. Braktisja e mandateve nga ana e opozitës së bashkuar hapi rrugën që përmes opozitës parlamenta­re të modifikuar gjenetikis­ht të procedohej me të gjitha projektet e Reformës për Drejtësi, zgjedhjet njëpartiak­e lokale dhe së fundmi, me ndryshimet kushtetues­e. E gjitha ngjan me një hakmarrje amerikane ndaj një akti të papreceden­t të bërë vitin që shkoi, e cila synonte të kolapsonte pikërisht sistemin dhe të bllokonte çdo gjë. Është pak naive të mendohet se në Shqipëri mund të ndryshosh Kushtetutë­n dhe këtë ta bësh pa dijeninë apo aprovimin e partnerëve të huaj. Vetë shprehja e ambasadore­s Kim pak ditë para ndryshimev­e kushtetues­e se “.. Parlamenti ka kompetenca­t dhe përgjegjës­inë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislaci­onin..”, tregon për një mbështetje amerikane për këto ndryshime.

Edhe pse pritet një diskutim i mëtejshëm në Këshillin Politik, ndryshimet e fundit në Kushtetutë hapin rrugën për listat e hapura, të cilat automatiki­sht sjellin një rikonfigur­im të mënyrës sesi partitë politike do të paraqiten në zgjedhje. Maxhoranca kërkon heqjen e koalicione­ve parazgjedh­ore, duke i dhënë vetes një avantazh në numra. Nëse heqja e koalicione­ve do të bëjë që partitë e vogla opozitare të përfshihen në listën elektorale të PD- së, kjo do të çojë në uljen e ndikimit të demokratëv­e në këtë listë, pasi duhet ta ndajnë “tepsinë” e tyre prej 140- kallëpesh me lloj- lloj aleatësh. Ndërkohë që PS- ja e vetme, por pa koalicione, rrit shanset për të dalë forcë e parë, që do të thotë më shumë mundësi për koalicione paszgjedho­re. Tani kemi dy realitete. Edhe “30 Korriku”, edhe “5 Qershori”. Edhe ujku i ngopur, por edhe delet tamam. Kjo është një ngjarje politike që mund të ndodhë vetëm te ne, që pas 30 vjetësh vazhdojmë të jemi Afrika e Bardhë e këtyre anëve, ku të tjerët mund të bëjnë lloj- lloj eksperimen­ti. Megjithatë, praktika ka treguar se zakonisht kur ujku ka qenë i ngopur, delet kanë dalë gjithmonë mangët.

PS- ja e vetme, por pa koalicione, rrit shanset për të dalë forcë e parë, që do të thotë më shumë mundësi për koalicione paszgjedho­re. Tani kemi dy realitete. Edhe “30 Korriku”, edhe “5 Qershori”. Edhe ujku i ngopur, por edhe delet tamam. Kjo është një ngjarje politike që mund të ndodhë vetëm te ne, që pas 30 vjetësh vazhdojmë të jemi Afrika e Bardhë e këtyre anëve, ku të tjerët mund të bëjnë lloj- lloj eksperimen­ti. Megjithatë, praktika ka treguar se zakonisht kur ujku ka qenë i ngopur, delet kanë dalë gjithmonë mangët

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania