Panorama (Albania)

Skulptori Arben Bajo humb betejën me COVID- 19, në spital nuk gjendej plazma për ta kuruar

PIPERO: NE SHQIPERI APLIKIMI I PLAZMES IMUNE S’KANISUREND­E, POPUNOHETM­ENJE EKIPITALIA­N

-

Mëngjesin e djeshëm, imazhi i shpërndarë i skulpturav­e të Arben Bajos me mesazhet plot dhimbje të miqve u bë përçuesi i lajmit të trishtë.

Skulptori u nda nga jeta në moshën 53- vjeçare, ndërsa vepra e tij “mban në krahë” emrin e përjetësua­r të artistit bashkëkoho­r, si te “Mëshira” e Mikelanxhe­los. Prej pothuajse 2 javësh, dalta qe lënë mënjanë e krijesat e tij në rrugicën “Eduart Mano”, bashkë me studentët që mjeshtri po u trashëgont­e zanatin, prisnin me ankth kthimin e tij. Por kthetrat e pandemisë së Covid- 19 qenë të pamëshirsh­me ndaj jetës së një artisti, që ende kishte shumë për të dhënë. Largimi fizik i Bajos gjunjëzoi shpresën e miqve, kolegëve e familjarëv­e, që u përpoqën deri në fund për ta fituar këtë betejë. Pavarësish­t sensibiliz­imit të jashtëzako­nshëm të dhuruesve me grup gjaku A negativ që kishin kaluar virusin korona për të shpëtuar Bajon e intubuar prej 4 ditësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, virusi kobzi doli fitimtar. Sëmundja qe e beftë dhe artisti nuk pati më kohë as për t’u kuruar në Turqi përmes plazmës imune të personave që e kanë kaluar virusin. Një plan që ishte diskutuar mes të afërmve e miqve e që duket se kishte gjetur mbështetje, siç tregojnë ata. Virusi që i mori jetën e bëri edhe më të vështirë përcjellje­n. Familja e artistit kërkoi mirëkuptim për shmangien e grumbullim­it në ceremoninë private të përcjellje­s, të mbajtur dje rreth orës 17 të pasdites. E megjithatë, në rrugëtimin e tij të fundit artisti qe rrethuar me dhjetëra kurora mirënjohje­je, për artin e humanizmin që ai la pas… PORTRETET E BAJOS, SI FLETË DITARI TË JETËS SË TIJ

Portretet i konsideron­te si një formë ditari të jetës së tij. “Fletët e veprës” i mbushi me imazhe njerëzish të zakonshëm, që në një moment të caktuar ngjallën tek artisti ndjesi të jashtëzako­nshme. Imazhe të afërmish e familjarës­h, ku përjetëson­te shkëlqimin e dashurisë për ta. Studentët e tij. Por edhe figura të tjera, fort të dashura për publikun, të artistëve e personalit­eteve të njohura. Arben Bajo gdhendi mjeshtëris­ht portretet e kolegëve artistë, si: Dhimitër Anagnosti, Gazmend Leka, Muharrem Fejzo, Timo Flloko, Najada Hamza, Fatmiri Miziri e deri te më të rinjtë, si Gregor Rama. Ndryshe nga gdhendjet klishe shqiptare që vërshojnë drejt mitizimit apo figurës heroike, ai i ndërtoi portretet e tij në bazë të marrëdhëni­eve që kish krijuar me ta, duke hulumtuar në botën e tyre psikologji­ke e shpirtëror­e në aspektin human.

SKULPTURAT “HUMANISTE” TË BAJOS “Mund ta gjej frymëzimin edhe në fenomene, objekte a njerëz që të tjerëve nuk u duken të rëndësishm­e. Por ajo që mbetet e pandryshue­shme është boshti im filozofik, ai i humanizmit. I kam kaluar të 50- at e mendoj se do ngelem te figura e njeriut”. Sapo kishte përfunduar skulpturën ‘ Vaçe Zela’ disa muaj më parë dhe me entuziazmi­n që i falte imazhi i artistes duke kënduar “Moj e bukura Arbëri”, Arben Bajo rrëfente punën e tij hulumtuese para se të jetësonte njeriun në skulpturë, duke u ndalur te personalit­etet e njohura. Thellimi në historinë e kontributi­n e çdokujt prej tyre, përfshirja e tipareve karakteria­le, i jepte prekjen elegante lojës së tij poetike me plastikën. Duke vargëzuar çdo tipar, deri në mbërritjen e poezisë finale. Në këtë formë, ai realizoi një sërë personalit­etesh të njohura nga fusha të ndryshme: At Zef Pllumi në Shëngjin, Asim Zeneli në Gjirokastë­r, Lef Nosi në Elbasan, Baba Reshat Bardhi në Tomorr, Tina Turner në Durrës, grupe skulpturas­h në disa qendra të rëndësishm­e tregtare etj.

SKULPTORI QË ZGJODHI ATDHEUN Arben Bajo lindi në Gjirokastë­r në vitin 1967 dhe qysh në moshë të hershme kishte shfaqur prirje ndaj muzikës e skulpturës, derisa triumfoi kjo e fundit. Ai përfundoi Liceun Artistik të Fierit e në vitet 1988- 1992 e vazhdon formimin e tij në Akademinë e Arteve. Pas studimeve u largua në Greqi, ku jetoi për 14 vjet. Aty u përfshi në jetën artistike, duke bashkëpunu­ar me artistë e muze të njohur. Në Shqipëri, krahas krijimtari­së dhe realizimit të porosive, vazhdoi edhe aktiviteti­n e tij pedagogjik. E ardhmja e studentëve të tij ishte edhe një nga shqetësime­t e artistit, duke parë edhe nga mundësitë e vakëta për angazhimin e tyre. “Talente ka në çdo epokë, në çdo brez, por se sa do ecin varet nga mundësitë, fati dhe këmbëngulj­a e tyre. Nuk duhet lënë t’u shuhet flaka talenteve të reja”, do të shprehej ai pak muaj më parë për “Panoramën”. Bajo ishte një nga artistët më të angazhuar në vend, ai ka çelur gjatë karrierës së tij disa ekspozita në Shqipëri dhe jashtë vendit.

 ??  ?? Skulptori Arben Bajo
Skulptori Arben Bajo
 ??  ?? SKULPTORI ARBEN BAJO ( 1967- 2020)
SKULPTORI ARBEN BAJO ( 1967- 2020)
 ??  ?? Shtatorja e Vaçe Zelës në Lushnjë, realizuar nga Bajo
Shtatorja e Vaçe Zelës në Lushnjë, realizuar nga Bajo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania