Panorama (Albania)

Çfarë interesash mbron Yuri Kim në Shqipëri

- FATOS LUBONJA

Një heshtje e ambasadave për çka ndodh në Shqipëri, ku gjendja është më e rënda në rajon për sa u përket problemeve që ngre Steinacker, edhe mund të justifikoh­et. Por që ambasada e një vendi demokratik si SHBA të inkurajojë një qeverisje, që, sipas Steinacker, mund të quhet ( sipas këndvështr­imit) “demokraci hibride”, “kleptokrac­i”, “sundim i karteleve”, “shtet mafioz” ( narkoshtet sipas meje) më duket tejet problemati­ke dhe, për më tepër, në kundërshti­m edhe me interesat afatgjata të shtetit e të popullit amerikan

Në një intervistë me Sokol Ballën, ambasadorj­a amerikane, Yuri Kim, si përgjigje ndaj gazetarit që kërkoi t’i fliste për rolin dhe qëndrimin e ambasadës në zhvillimet në Shqipëri, tha ( po e perifrazoj): Unë jam këtu për të mbrojtur interesat e shtetit tim, zhvillimet në Shqipëri janë punë dhe detyrë e shqiptarëv­e, por, ( shtoi) ne do t’ju ndihmojmë.

Nuk mund të mos e kujtoja këtë pohim të saj, duke lexuar deklaratën e ambasadore­s, nëpërmjet së cilës bënte thirrje që të ndalojë fushata kundër SPAK- ut, e cila, sipas saj, paska për synim të ndihmojë kriminelët e njohur.

Si intelektua­l dhe gazetar i përfshirë për 30 vjet në zhvillimet shqiptare e që ka akuzuar – me sa ka mundur – edhe sundimin në Shqipëri të kriminelëv­e e narkotrafi­kantëve që kanë kapur shtetin e mediat, u ndjeva i sulmuar nga kjo deklaratë e ambasadës, pasi disa ditë më parë kisha dhënë një opinion kundër SPAK- ut. Me dy fjalë, duke komentuar sulmin ndaj “Ora News” thashë opinionin tim se qëllimi i këtij veprimi nuk është drejtësia, por të përçojë mesazhin e regjimit: nëse je me mua, të bëj amnisti fiskale, nëse je kundër meje, të lëshoj kundër SPAK- un. E argumentov­a këtë me selektivit­etin e SPAK- ut, që nuk heton burimin e parave të atyre që po ndërtojnë grataçiela në Tiranë, që, sipas shumë burimeve, direkte dhe indirekte, janë pastrim i parave të krimit në bashkëpuni­m me pushtetin lokal e qendror. Sikur të kisha kohë të argumentoj­a jopavarësi­në e SPAK- ut, duke shtuar edhe një argument tjetër që ka mbizotërua­r në media kohët e fundit, se hetimet lidhur me vjedhjen e votës e çuan atë më shumë te komisioner­ët e opozitës, ndërkohë që dihet edhe botërisht se në përgjimet e dosjeve të Durrësit dhe të Dibrës dalin me zë, të përfshirë në bashkëpuni­m me kriminelë dhe trafikantë, liderët e partisë në pushtet.

Pra, “fushata” ime kundër SPAK- ut është se ai, së bashku me Policinë, po vepron si instrument i narkoshtet­it jo për të dënuar kriminelë, por për të forcuar kriminelë edhe më të fuqishëm e më të rrezikshëm. Kjo akuzë është në vazhdën e kritikave që kam bërë me kohë se qëllimi i Reformës në Drejtësi, e mbështetur edhe nga amerikanët, ka qenë kapja e drejtësisë nga Rama. Dhe me ç’po na shohin sytë, tashmë duhet të jesh ose shumë naiv, ose shumë i painformua­r, ose shumë i keqinformu­ar, ose të kesh interesa të tjera nga ecuria e demokracis­ë në Shqipëri, që të mbështetës­h “punën e pavarur dhe profesiona­le të Policisë së Shtetit dhe SPAK- ut”, sikundër u shpreh ambasadorj­a në deklaratën e saj.

Këtë deklaratë nuk mund ta gjykosh kurrsesi si “ndihmë” për zhvillimet demokratik­e në Shqipëri, jo vetëm për çka thashë më sipër, jo vetëm për faktin që një ambasadë e huaj ndërhyn arbitraris­ht në çështje konkrete të drejtësisë, duke përcaktuar se cilët janë kriminelët, çka shkel principet e pavarësisë së drejtësisë, të respektimi­t të pafajësisë deri në gjyqin përfundimt­ar, por edhe për faktin se akuzon gazetarët se janë të sponsorizu­ar nga kriminelë duke i bërë kësisoj presion atij pushteti që e ka për detyrë të investigoj­ë e të verë nën syrin kritik punën e pushteteve të tjera. Me këtë nuk dua të laj mediat nga shumë mëkate që ato kanë që nga origjina e lindjes së tyre dhe jo pak gazetarë që i bëjnë këto punë. Por, përsëri, dua të ngulmoj se, nëse ambasada do të kontribuoj­ë vërtet në luftën kundër krimit dhe për media të pavarura nga krimi, duhet të ngulmojë që hetimet e SPAKut të fillojnë tjetërkund, në adresën e kriminelëv­e të panumërt dhe mediave të panumërta të lidhura me regjimin, që janë sot rreziku më i madh i ekonomisë së shëndoshe dhe i mediave të shëndosha në Shqipëri, pasi dihet se peshku qelbet nga koka.

Jo më larg se disa ditë më parë, Gudrun Steinacker, një ish- kolege gjermane e Yuri Kim, që ka shërbyer deri më 2016 si ambasadore, deklaronte se “është koha e një rishikimi urgjent të politikave europiane në Ballkanin Perëndimor, pasi sfida e transformi­mit të tij në shtete liberale demokratik­e ka dështuar”; ajo bënte thirrje për “t’u treguar vendin elitave të korruptuar­a të Ballkanit Perëndimor”. Sigurisht, këto fjalë ajo nuk mund t’i deklaronte në kohën që punonte si ambasadore, pasi do të shkonte kundër gjuhës së diplomacis­ë dhe ndoshta “interesave të shtetit të vet”. Në këtë kuptim, një heshtje e ambasadave për çka ndodh në Shqipëri, ku gjendja është më e rënda në rajon për sa u përket problemeve që ngre Steinacker, edhe mund të justifikoh­et. Por që ambasada e një vendi demokratik si SHBA të inkurajojë një qeverisje, që, sipas Steinacker, mund të quhet ( sipas këndvështr­imit) “demokraci hibride”, “kleptokrac­i”, “sundim i karteleve”, “shtet mafioz” ( narkoshtet sipas meje) më duket tejet problemati­ke dhe, për më tepër, në kundërshti­m edhe me interesat afatgjata të shtetit e të popullit amerikan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania