Panorama (Albania)

Breshëri me plumba hotelit në Pogradec, pronari: Kërkoj mbrojtje, jemi të tmerruar

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës, fatmirësis­ht nuk u shënuan viktima. Autorët derdhën 100 plumba mbi hotelin e Jetmir Muçllarit

- DHORJELA ÇULE

Një sulm me armë zjarri ndodhi në një hotel në hyrje të Volorekës, brenda të cilit ndodheshin dhjetëra turistë, ndërsa shkak ishte një konflikt i mëparshëm mes pronarit, djalit të tij dhe personave të tjerë.

Mëngjesin e së shtunës, breshëri plumbash u lëshuan në drejtim të parkingut të automjetev­e ku ndodhej edhe makina e pronarit, por edhe mjetet e pushuesve e më tej sulmi me armë zjarri vazhdoi në drejtim të ambienteve të hotelit, ku krahas pronarit dhe familjes së tij ndodheshin edhe pushues të shumtë. Mbi 100 plumba u zbrazën në drejtim të hotelit, duke dëmtuar 7 automjete dhe thyen xhamat duke depërtuar deri në brendësi të njërës prej dhomave ku flinte djali i pronarit të hotelit.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë u shënua në orën 04: 40 minuta të së shtunës në hotel "Voloreka", në pronësi të Jetmir Muçllarit, ku dy persona në këmbë, të pozicionua­r në dy anët e hotelit, qëlluan me kallashnik­ov duke zbrazur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorë­t qëlluan disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali i pronarit dhe dy dhomave ku kishte pushues, por fatmirësis­ht nuk pati të lënduar. Grindja e ndodhur një vit më parë mes djalit të pronarit me dy persona të tjerë është pasuar me djegien e automjetit në atë kohë dhe me dy sulme të tjera brenda ditëve të fundit. Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari, kërkoi ndihmë në Polici sepse autorët lëviznin të lirë. Ndërkohë, në 30 dhomat e hotelit kishte pushues të shumtë, mes të cilëve edhe familje me fëmijë të vegjël, që u terrorizua­n nga ngjarja e rëndë dhe lanë hotelin menjëherë pas kësaj ndodhie. "Jemi zgjuar mes plumbash. Nuk dimë se çfarë ndodhi. Kishim ardhur për të pushuar, por po ikim të frikësuar. Është e shëmtuar diçka e tillë, shteti duhet të reagojë", është shprehur një prej pushuesve teksa po ndërronte gomën e automjetit të tij, e cila ishte çarë nga plumbat e kallashnik­ovit.

ARRESTIMI

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Policia e Pogradecit ndaloi një nga personat e dyshuar dhe shpalli në kërkim tre të tjerë. Shtetasi Mariglen Topuzi, 34 vjeç, është personi i ndaluar nga Policia, ndërsa të shpallur në kërkim janë: I. B., 52 vjeç; M. B., 34 vjeç; dhe B. S., 28 vjeç. Topuzi, sipas Policisë, dyshohet se është personi që dogji makinën e pronarit të hotelit një vit më parë, ndërkohë që pjesë e dy atentateve janë bërë edhe persona të tjerë. "Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentim­in e dy ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020, si edhe mëngjesin e djeshëm pranë një hoteli në fshatin Tushemisht, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: M. T., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec ( i dënuar më parë për veprën penale ' Shkatërrim­i i pronës me zjarr'). Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: I. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, B. S., 28 vjeç, banues në Pogradec. Nga tërësia e veprimeve intensive hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas pas një konflikti të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij, në bashkëpuni­m midis tyre, më datë 01.08.2020 kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit shtetasin J. M., 20 vjeç, si dhe më datë 08.08.2020 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit J. M., 47 vjeç, ku u shkaktuan dëme materiale te godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij", tha zyrtarisht Policia.

 ??  ?? Autori, gjatë sulmit
Autori, gjatë sulmit
 ??  ?? Një nga autorët duke qëlluar me kallashnik­ov në drejtim të hotelit
Një nga autorët duke qëlluar me kallashnik­ov në drejtim të hotelit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania