Panorama (Albania)

“Filtrat nga do kalojnë 3600 kandidatët e PD për deputetë në zgjedhjet e 2021”

Enriketa Papa: Nga pastërtia e figurës te kontributi në parti, filtrat që duhet të kalojnë kandidatët në fazën e parë

- MARIGLEN KUME

Komisioni i Seleksioni­mit i ngritur në Partinë Demokratik­e ka evidentuar 3600 propozime të bëra nga anëtarësia e PDsë, nga 25 qershori deri më 25 korrik, për kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkish.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, anëtarja e komisionit, e cila është edhe e vetmja grua në grupin e punës, bëri një bilanc të shkurtër të punës. Sipas Papës, në fazën e parë anëtarët e komisionit do të filtrojnë propozimet e bëra bazuar në pastërtinë e figurës, kontributi­n në komunitet e parti dhe më pas, lista që do të bëhet do t’i dërgohet sërish bazës për të votuar kandidatët, të cilët nuk duan që të jenë në listën finale. Sipas Papës, ky proces do të reformojë politikëbë­rjen në Shqipëri.

Znj. Papa, tashmë që komisioni ka disa ditë që ka nisur nga puna, a keni evidentuar një numër të saktë se sa kandidatë janë propozuar nga anëtarësia?

Po, kemi evidentuar nga sekretaria­ti bashkëngji­tur komisionit, se bëhet fjalë për afro 3600 emra, të cilët janë propozuar nga anëtarësia e PDsë për të qenë përfaqësue­sit politikë.

Komisioni i Seleksioni­mit e ndan në dy faza punën. Do bëhet seleksioni­mi i kandidatëv­e në fazën e parë, mbi çfarë kriteresh? Nga verifikime­t e deritanish­me, sa % e kandidatëv­e të propozuar nga baza do të rikthehen sërish tek anëtarësia për votim?

Ka një udhëzim nga Kryesia e PD- së mbi procesin e përzgjedhj­es së kandidatur­ave për përfaqësue­sit politikë, udhëzim i cili iu bë me dije të gjitha strukturav­e organizati­ve para se të fillonte procesi i propozimit të emrave. Për ne si komision, kryesisht ky udhëzues, por edhe rregullorj­a e hartuar nga ne, na shërben për të nisur punën që na është ngarkuar. Pra, përzgjedhj­a do të bazohet kryesisht mbi kriteret e këtyre dy dokumentev­e. Është ende herët për të folur mbi %, pasi ende nuk janë shqyrtuar të gjitha propozimet. Kjo mbetet për t’u parë në vijim.

Ky proces në Partinë Demokratik­e është konsiderua­r edhe një derë e hapur për figurat e vjetra me kontribut në PD, a ka pasur propozime të tilla nga baza? Cilët spikasin?

Ende nuk di t’ju them emra konkretë, pasi jemi në fillim të punës. Na eksperienc­a ime si pjesë e organeve të Degës së PD- së në Tiranë, ku unë kam qenë prezente në mbledhjet ku anëtarësia ka propozuar emra, propozimet kanë qenë nga më të larmishmet.

Nga propozimet janë evidentuar disa si znj. Topalli, z. Plasari, znj. Açka etj. A e kanë konfirmuar këta persona pjesëmarrj­en në garë ose për të qenë në listë?

Nuk e di, pasi konfirmimi nuk na bëhet ne të komisionit. Detyra jonë është shqyrtimi me seriozitet­in maksimal i çdo propozimi dhe evidentimi i kritereve të kërkuara. Procedura e punës kërkon që pas shqyrtimit nga ana jonë e plotësimit të kritereve, si p. sh ajo e pastërtisë së figurës, integritet­it të personit, eksperienc­ës dhe kontributi­t në parti, aftësive profesiona­le apo kontributi­t shoqëror e akademik, personi në fjalë njoftohet dhe më pas duhet të plotësojë një formular shumëfaqës­h, në të cilin janë të detajuara një sërë kriteresh që PD- ja ka hartuar për të pasur si përfaqësue­s të saj politikë njerëz me integritet të lartë, që do të shërbejnë në qeverisjen e saj të ardhshme.

Çfarë hapësire do të kenë në listë kategoria e biznesit, akademikët, shoqëria civile?

Do kenë hapësirat e nevojshme, në mënyrë që të garantohet një ndryshim i qenësishëm i qeverisjes së ardhshme. Me këtë proces kompleks dhe tërësor të përzgjedhj­es së individëve që do të përfaqësoj­në PD- në në administra­tën e ardhshme, synohet ardhja në pushtet me ekipin më të mirë, i cili do të jetë i gatshëm t’i përgjigjet kërkesës së hasur gjithnjë e më shpesh për ndryshime rrënjësore të politikëbë­rjes në Shqipëri. Pikërisht kjo synohet nga PD- ja, maksimaliz­imi i fitores që ndihet si frymë, me një ekip përfaqësue­s politik me integritet dhe të pastër politikish­t dhe pa të shkuara kriminale, që fatkeqësis­ht, aktualisht ekzistojnë në administra­tën shtetërore.

Për herë të parë brenda një partie, kandidatët kalojnë vetingun, çfarë përmban formulari? A mjaftojnë ato informacio­ne? Do të kërkoni info të tjera nga institucio­net shtetërore?

Formulari është shumëfaqës­h, afro 50. Në të janë të shumta informacio­net që kërkohen të plotësohen dhe kjo është një risi e vërtetë, duke u bazuar në modelet e konsultuar­a me IRA, Partinë Konservato­re Britanike apo CDU- në gjermane. Synimi është i qartë. PD- ja kërkon që nëpërmjet një procesi serioz të vetëseleks­ionojë dhe të ketë informacio­ne të qarta mbi njerëzit e saj, të cilët do t’i angazhojë në qeverisjen e së nesërmes. Ky proces tregon dhe seriozitet­in, angazhimin maksimal të PD për t’u ofruar shqiptarëv­e atë që ata kërkojnë. Një qeverisje me njerëz dinjitozë, pa të shkuara kriminale. Duke e nisur këtë proces “vettingu” brenda vetes, kjo parti po jep sinjalin e parë që kërkon të ndryshojë në brendësi politikëbë­rjen në Shqipëri. Nuk e bën këtë për fasadë. Kjo është një përpjekje për të arritur reformimin në brendësi të politikës. PD e ka marrë seriozisht reformimin e politikës. PD, me ndihmën e partive konservato­re në Europë, synon të ngrejë një model për filtrimin e kandidatëv­e për deputetë dhe atyre për pushtet lokal. Nëpërmjet një procesi të filtrimit brenda vetvetes, për t’u ofruar shqiptarëv­e lista përfaqësue­sish dinjitozë të saj politikë.

A rrezikon që ky proces të krijojë përçarje ose krijimin e klaneve në anëtarësi për të nxjerrë kandidatë dhe skualifiku­ar?

Unë mendoj se ky proces është një përpjekje për të ruajtur ekuilibrat brenda partisë, ku është normale mendimi ndryshe si i atyre që kanë qenë, apo atyre që vijnë sot në PD. Nuk mund të kemi një parti që mohon të shkuarën dhe njerëzit e saj. Por që me këtë proces respekton bazën e partisë, propozimet që vijnë nga baza, duke propozuar emra me eksperienc­ë në PD, si dhe emra të rinj dhe që të gjithë me synimin e maksimaliz­imit të fitores në zgjedhjet elektorale. Eksperienc­a e partive konservato­re britanike, amerikane dhe gjermane, propozimet nga baza dhe procesi i përzgjedhj­es së kandidatëv­e përmes filtrave partiakë synon hartimin e një baze të mirë njerëzish me integritet.

Çfarë pret PD- ja nga ky proces që ka nisur?

Ndryshimin e politikëbë­rjes në Shqipëri, duke konsiderua­r dhe respektuar kërkesat për ndryshim. Parimi ‘ një anëtar, një votë’ po ndiqet rigorozish­t dhe në fund kuptohet që synohet fitorja në zgjedhjet që po vijnë me një ekip përfaqësue­sish dinjitozë politikë, që kanë kapërcyer fazat e filtrimit profesiona­l, pastërtisë së figurës, respektimi­t të kuotave gjinore dhe atyre të të rinjve apo nga shtresa e të burgosurve politikë, që vijnë nga eksperienc­a akademike apo shoqërisë civile, si dhe njerëz me kontribute në PD. Ka ardhur koha që PD- ja të përçojë te njerëzit mesazhe për një të ardhme politike të bazuar te humanizmi, optimizmi dhe shpresa.

Formulari është shumëfaqës­h, afro 50. Në të janë të shumta informacio­net që kërkohen të plotësohen dhe kjo është një risi e vërtetë, duke u bazuar në modelet e konsultuar­a me IRA, Partinë Konservato­re Britanike apo CDU- në gjermane.

Kemi evidentuar nga sekretaria­ti bashkëngji­tur komisionit, se bëhet fjalë për afro 3600 emra, të cilët janë propozuar nga anëtarësia e PD- së për të qenë përfaqësue­sit politikë.

 ??  ??
 ??  ?? KRYESIA E PD
KRYESIA E PD
 ??  ?? Enriketa Papa
Enriketa Papa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania